Tasti ‘like’ është emblema e Facebook, që prej krijimit të tij. Miliona persona që përdorin këtë rrjet social disa herë në ditë përdorin ‘gishtin lartë’ për të treguar aprovimin e tyre për përmbajtje të ndryshme.
Gjithsesi, brenda shumë pak kohësh, siç është paralajmëruar edhe më parë, gjërat mund të ndryshojnë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Mark Zuckerberg në faqen e tij zyrtare në këtë rrjet social. Revolucioni i ri lidhet me prezantimin, përbri ikonës ‘like’ edhe i Reactions, të cilat do të jenë reaksione që do të mund të identifikojnë dhe të japin, nëpërmjet reagimit me figura të animuara, emocionet që postuesit mund t’i konsiderojnë të nevojshme.
Në videon e mëposhtme krijuesi dhe ideatori i tyre zbulon disa sekrete të funksioneve./tesheshi.com/