Ka qenë një eksperiencë e tmerrshme ajo që u ka ndodhur 4 turistëve francezë gjatë një udhëtimi në afërsi të liqenit Waikaremoana në Zelandën e Re. Ekskursionistët ishin duke kaluar një urë të varur mbi ujë, kur papritur, njëri prej litarëve që mbante urën u shkëput, duke bërë që 3-4 personat që ishin duke kaluar mbi të, të bien në ujë. Fatmirësisht nuk pati të lënduar apo viktima.
Ngjarja ka ndodhur në fillim të muajit shtator por vetëm pak më parë protagonistët kanë mundur të publikojnë videon në internet, duke treguar një pjesë të aventurës së tyre.
Autoritetet lokale, të cilat janë marrë me këtë rast, kanë bërë me dije se ura, e cila është ndërtuar për mbajtur peshën e 10 personave që kalojnë njëkohësisht mbi të, është dëmtuar për shkak të një defekti në fabrikim./tesheshi.com/