Një skenë me të vërtetë e rrallë dhe e papërsëritshme ajo që ka ndodhur në gjirin e Shpresës në Australi, ku dy balena të mëdha, pak kureshtare siç duken, janë afruar dhe kanë notuar për pak kohë pranë një sërfisti.
Momenti unik është kapur nga Jaimen Hudson, i cili ka lëshuar dronin e tij, mbi vendin ku po ndodhte ngjarja, në oqean. Në pamjet spektakolare mund të admirohen balenat me gjithë madhështinë e tyre.
Autori ka publikuar videon në Instagram dhe në YouTube, për të ndarë edhe me të tjerët këto momente të veçanta./tesheshi.com/