Një video që kap në mënyrën më dramatike se si lufta, konflikti dhe bombardimet janë bërë një jetë tragjike e përditshme për banorët e rajoneve si Jemeni, po qarkullon në mediat sociale.
Videoja tregon fëmijë duke luajtur me top, ndërsa në sfond një kolonë tymi të zi ngrihet nga bombardimet izraelite në aeroportin e Sanaas, kryeqytetit të Jemenit.
Video of children playing soccer during Israeli strikes on Sana'a International Airport today is making the rounds on social media pic.twitter.com/5QLTmhRMcM
— Sprinter Observer (@SprinterObserve) May 7, 2025
Forcat e armatosura izraelite njoftuan dje, të martën, se kishin “çaktivizuar plotësisht” aeroportin e Sanaas të kontrolluar nga rebelët Huthi.
Sipas Reuters, objektivat e bombardimeve ishin tre aeroplanë civilë, salla e nisjeve, një pistë dhe një bazë ushtarake.
Një zyrtar jemenas i tha AFP-së se aeroporti ishte “shkatërruar plotësisht” me rebelët Huthi që raportuan të paktën tre të vdekur.
Dëmi i shkaktuar nga sulmet izraelite në aeroportin e Sanaas në Jemen vlerësohet në 500 milionë dollarë, sipas drejtorit të atyshëm.
Përveç dëmeve të shkaktuara në aeroportin e Sanaas, u shkatërruan edhe gjashtë aeroplanë të Yemenias, shtoi ai.
Por tej këtyre, pamjet e ofruara tregojnë bashkëjetesën mes normales dhe jo normales, pra luftës që vret pa hesap kë gjen para dhe një dëshire të natyrshme fëminore për ta sfiduar vuajtjen dhe vdekjen.
Skena të kujton filmin “Mëngjese lufte”, ku fëmijet e një qyteti shqiptar, Pogradecit, mësohen të bashkëjetojnë me ccdo aspekt të luftës, edhe duke luajtur me top prej lecke. /tesheshi.com/