Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Votimi në PE që Moska nuk do e dëshironte

    Ukraina e Moldavia me status kandidat, reagimi i parë rus

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    “Rebeli” i BE-së, krah të zhgënjyerve me BE-në

    “Rebeli” i BE-së, krah të zhgënjyerve me BE-në

    Fundi i kërkimit për të mbijetuarit e tërmetit në Afganistan

    Fundi i kërkimit për të mbijetuarit e tërmetit në Afganistan

    Mes tensioneve me Izraelin, lëvizje kokash në Gardën iraniane

    Mes tensioneve me Izraelin, lëvizje kokash në Gardën iraniane

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

VËZHGIM/ “Mbytja” e tokës në det, kur bëhesh armik i atdheut tënd!

Nga te Sheshi
29/03/2015
në Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
VËZHGIM/ “Mbytja” e tokës në det, kur bëhesh armik i atdheut tënd!
11
SHPËRNDARJE

Nga Mark Brunga

Bregdeti në zonën e mbrojtur turistike të Rrushkullit në Durrës, ka pësuar ndryshime çdo vit. Specialistët e Ndërmarrjes Pyjore thonë se çdo vit deti ka avancuar në drejtim të tokës duke gllabëruar sipërfaqe ranore dhe pyjore.

IMG_0938

Si rezultat i kësaj, nga harta tokësore janë hequr si inventar 63 ha tokë. Brezi i parë dhe i dytë i bunkerëve të rajonit mbrojtës të ndërtuar në mesin e viteve `70,  janë zhytur tashmë në thellësi të  detit dhe vetëm disa prej bunkerëve të brezit te tretë duken herëpashere mes dallgëve.

Peshkatari nga zona më e afërt e banuar, Vangjel Shuqja, thotë se gjatë 22 viteve deti ka hyrë në thellësi në një distancë prej 2-3 kilometrash. Dhe kjo, që nga zona e njohur si plazhi i Rrushkullit, e deri në grykëderdhje të lumit Erzen. Ai, si shembull sjell faktin se në thellësi të zonës së përmbytur tashmë, dikur ndodhej edhe një repart ushtarak i tankeve me gjithë poligonin stërvitor, ku zhvilloheshin qitjet luftarake.

Erozioni_004

Ai vetë thotë se  e ka spostuar rreth 5 herë barrakën e vet ku zhvillonte veprimtarinë e peshkimit duke iu shmangur avancimit të detit me nga 200 deri në 250  m largësi. Tashmë, Vangjeli  i lë rrjetat e peshkimit dhe varkën në afërsi të një bunkeri artilerie, të cilit i ka arritur uji në themele. Sipas Haxhi Bicit, specialist i vjetër në sektorin e mbrojtjes së pyjeve, vetëm në distancën e një viti  deti ka avancuar rreth 20 m thellësi dhe në një shtrirje gjerësore në bregdet në një linjë 3 km gjatësi, duke filluar që nga grykëderdhja e lumit Erzen, e deri në një zonë të Rrushkullit.

Bici thotë se për ketë arsye, tashmë nga inventari i tokës janë hequr nga harta rreth 63 ha tokë e cila nuk ekziston me. Specialistët saktësojnë se gërryerje  ka edhe në zona të tjera të vendit, porse zona e Rrushkullit është ndër më të rrezikuarat. Sipas Avdulla Canit,  ky fenomen ndodh në këtë terren pasi niveli i tokës është i përafërt me nivelin e detit dhe se strukturat e dherave nuk përbëhet nga zonë shkëmbore dhe kjo e dëmton atë, pasi edhe erërat veriperëndimore që fryjne në mënyrë të drejtpërdrejtë në ketë bregdet, janë tepër gërryese.

EROZIONI LEZHE

Ata mendojne se nevojitet një brez mbrojtës, gjë e cila është eksperimentuar nga një shoqëri private në veri të zonës dhe që ka arritur të mbrojë një pjesë të mirë të terrenit bregdetar me pyje. Për përcaktimin e rajonit tokësor të gërryer dhe krijimin e kontureve të hartës se re bregdetare, është përdorur harta e vjetër ushtarake e vitit 1978 si dhe foto e vitit 2007. Më pas janë bërë matjet nga specialistët edhe matjet në terren me metër-shirit dhe nga tërësia e të gjitha këtyre veprimeve, ka rezultuar se territori i gërryer është rreth 63.3 ha teren bregdetar.

Por avancimi është i madh. Pamjet e përditshme të televizioneve sjellin informacione të dhimbshme për shkatërrimin e sipërfaqeve të tokës në të gjithë sipërfaqet e vendit. Ata kanë bërë si shkaktare kryesore të këtyre pasojave shfrytëzimin pa kriter të shtrateve të lumenjve. Duke bërë kritika se si shfrytëzimi i tejskajshëm i tyre për të marrë inertet, ka këputur zinxhirin natyror që ruante ekuilibrin midis tyre dhe detit.Të zhvatur e shkatërruar pa asnjë kriter, lumenjtë – të ndarë në dhjetra copash, mes gropëzash uji e përrenjsh të pafuqishëm – e kanë të pamundur të shkarkojnë materiale të gurta në bregdet.

Erozioni_007

Rrjedhimisht, deti ka nisur ofensivën e tij duke pushtuar e mbuluar pa asnjë pengesë tokën, e ç’të gjejë përpara. Ky fenomen është prezent edhe në bregdetin e Semanit. Para disa viteve, një depozitë uji  ngrihej  rreth 300-350 metra nga deti, ndërsa sot është krejtësisht në brendësi të tij. Më tej ngriheshin edhe godina të tjera të kohës: një lokal ku qëndronin pushuesit, dhe kabinat për ta, e po ashtu një bunker i kohës së komunizmit, edhe ai i gjithi nën ujë.

Pamjet janë vërtetë katastrofike dhe tregojnë për avancimin e jashtëzakonshëm të detit në të gjithë zonën. Sipas një studimi të detajuar nga profesori i kësaj fushe, Spiro Boçi, gjithçka këtu është shkaktuar nga dy faktorë kryesorë: e para, marrja e rërës, që ka nisur diku në vitin 1992; dhe e dyta, e më kryesorja, ndërhyrja pa kriter në shtratin e lumit të Semanit. Situata pritet të përkeqësohet me disafish, në momentin kur do të nisë funksionimin HEC-i i Kalivaçit, i cili do të frenojë edhe prurjet e gurta të lumit Vjosë, duke e zbuluar edhe më shumë këtë zonë, përballë presionit të detit.

Ishem_KEPI I RODONIT

Vetëm gjatë 10 viteve të fundit, Semani ka humbur rreth 200 hektarë plazh, pyll dhe tokë. Në plazhin e Golemit të Durrësit,  uji avancon me të paktën 2 metra në vit. Masakra vazhdon ne Patok, Shëngjin e Velipojë. Duke u nisur nga raportet zyrtare të para viteve `90 të shekullit të kaluar  raporti mes tokës së fituar dhe asaj të humbur nga deti ka qenë 2,4 me 1; pra fitohej 2,4 metra dhe humbej vetëm 1 i tillë. Sot ky raport është tejkaluar në krahun tjetër. Çka do të thotë se kufijtë e Shqipërisë kanë ndryshuar tashmë.

Paraqitja e kësaj situate është vërtet e dhimbshme, por shpresohet që kështu, të ngacmohet sadopak vetëdija komunitare dhe ajo shtetërore, për të nisur një sjellje tjetër me natyrën dhe për t`i vënë fre avancimit të mëtejshëm të këtij “armiku” gllabërues, që për ironi jemi ne vetë!  /tesheshi.com/   

Të ngjashmeLajme

Lufta ekonomike me Rusinë, këshilla pikante e kësaj gruaje
Ekonomi

Lufta ekonomike me Rusinë, këshilla pikante e kësaj gruaje

25/06/2022
Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta
Politikë

Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

25/06/2022
Rama, në zemër të Europës: Lavdi Zotit për Turqinë…!
Politikë

Rama, në zemër të Europës: Lavdi Zotit për Turqinë…!

24/06/2022
Lajme të tjera
Jemen, militantët Huthi rrëmbyen 100 studentë të huaj

Jemen, militantët Huthi rrëmbyen 100 studentë të huaj

Analiza/ Kina nuk po njeh boom? Zyrtarët: Tani synojmë cilësinë e rritjes

Analiza/ Kina nuk po njeh boom? Zyrtarët: Tani synojmë cilësinë e rritjes

PERSONAZH/ Një bisedë fundjave me krijuesen, Ilire Zajmi – një nga poetet më të mira kosovare

PERSONAZH/ Një bisedë fundjave me krijuesen, Ilire Zajmi - një nga poetet më të mira kosovare

TË FUNDIT

Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?

Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?

1 orë Më parë
Izraelitët “befasohen” nga xhamia 1200-vjeçare

Izraelitët “befasohen” nga xhamia 1200-vjeçare

2 orë Më parë
Lufta ekonomike me Rusinë, këshilla pikante e kësaj gruaje

Lufta ekonomike me Rusinë, këshilla pikante e kësaj gruaje

2 orë Më parë
Albini, këshillë amerikanëve: Ja ç’synon Rusia me Kosovën

Albini, këshillë amerikanëve: Ja ç’synon Rusia me Kosovën

3 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

25/06/2022
Rama, në zemër të Europës: Lavdi Zotit për Turqinë…!

Rama, në zemër të Europës: Lavdi Zotit për Turqinë…!

24/06/2022
Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

24/06/2022
Rama për BE-në: Si një fatkeqësi natyrore!

Rama për BE-në: Si një fatkeqësi natyrore!

24/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist