Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Akt dorëheqjeje nga Vuçiç

    Akt dorëheqjeje nga Vuçiç

    Grekërit të trembur: Turqit prezantuan një SHOCK

    Grekërit të trembur: Turqit prezantuan një SHOCK

    Francë: ikja 100 vjeç e një komunisteje jo famëkeqe

    Francë: ikja 100 vjeç e një komunisteje jo famëkeqe

    Veriu pas “stuhie: ç’ndodh një ditë më pas?

    Veriu pas “stuhie: ç’ndodh një ditë më pas?

    Tensionet në veri, Vuçiç urdhëron ushtrinë për gatishmëri

    Tensionet në veri, Vuçiç urdhëron ushtrinë për gatishmëri

    Ku mund të çojë gara e armatimeve Iran-Izrael?

    Ku mund të çojë gara e armatimeve Iran-Izrael?

    Prishtina, përgjigje Uashingtonit: Zbatim ligji në veri!

    Prishtina, përgjigje Uashingtonit: Zbatim ligji në veri!

    Tensionet e të premtes në veri, përgjigja të shtunën e Kurtit

    Tensionet e të premtes në veri, përgjigja të shtunën e Kurtit

    Katër vende evropiane, kundër avionëve privatë

    Katër vende evropiane, kundër avionëve privatë

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Analiza/ Kina nuk po njeh boom? Zyrtarët: Tani synojmë cilësinë e rritjes

Nga te Sheshi
29/03/2015
në Bota & Rajoni, Ekonomi, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Analiza/ Kina nuk po njeh boom? Zyrtarët: Tani synojmë cilësinë e rritjes

Vitin e kaluar ekonomia e Kinës vazhdoi të renditej në vendin e 2-të në botë. GDP-ja e saj shënoi një rritje me 7.4 % krahasuar me vitin 2013, duke arritur në mbi 63 trilionë juanë (10 trilionë dollarë amerikanë). Ndërsa sipas vlerësimit të paritetit të fuqisë blerëse nga FMN-ja, GDP-ja e Kinës në vitin 2014 shënoi vlerën 17.6 trilionë dollarë amerikanë, duke e kaluar atë të ShBA-së dhe duke u bërë kështu Kina ekonomia e parë në botë. Lidhur me gjendjen ekonomike të Kinës, drejtori i Zyrës Kombëtare të Statistikave të Kinës Ma Jiantang u shpreh: “Është e vërtetë që vëllimi i përgjithshëm i ekonomisë sonë po rritet pandërprerë, po GDP-ja për frymë ende është e ulët, duke u renditur në vendin e 90-të të botës. Ne jemi ende një vend në zhvillim.”

Në raportin e punës së qeverisë të mbajtur me rastin e dy sesioneve të sivjetshme, kryeministri kinez Li Keqiang paraqiti parashikimin e qeverisë kineze për rritjen ekonomike në vitin 2015. Ai tha:

“Parashikimi prej afro 7 % është bërë në bazë të kërkesave dhe mundësive përkatëse. Ai është i lidhur me objektivin për ndërtimin e një shoqërie komode dhe është në përshtatje me kërkesat për rritjen ekonomike e rregullimin strukturor, me ligjet e zhvillimit, si edhe me gjendjen konkrete.”

Vitet e fundit, ritmet e rritjes ekonomike të Kinës kanë vazhduar të ngadalësohen. Rritja e GDP-së nuk është më dyshifrore dhe ekonomia kombëtare është futur në një gjendje të re normale. Një tregues i rëndësishëm për këtë është që Kina po i kushton më shumë rëndësi cilësisë së zhvillimit, duke e kaluar fazën kur shpejtësia e rritjes ishte në fokus. Zv.drejtori i Shkollës së Menaxhimit Publik pranë Universitetit të Zhejiang-ut Yu Jianxing mendon:

“Thelbi i ‘gjendjes së re normale’ është që po kalojmë nga rritja e shpejtë në një rritje mesatare. Por më e rëndësishmja është që një gjë e tillë do të rritë në mënyrë të dukshme cilësinë dhe efektivitetin e ekonomisë kombëtare. Për të parë nëse është mirë ekonomia, duhet të shohim nëse janë shtuar krahët e punës, kapitalet e reja, si edhe cilësia ekonomike. Nëse përgjigjja për këto pyetje është pozitive, atëherë ekonomia është në gjendje të mirë.”

Gjatë sesionit të Asamblesë Kombëtare Popullore dhe sesionit të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, shumë anëtarë të këtyre dy organeve kanë shprehur mendimet e tyre për zhvillimin ekonomik të vendit. Zhou Xuedong është drejtori i degës së Bankës Popullore të Kinës në qytetin Nankin. Ai shprehet:

“Gjatë diskutimeve për gjendjen e sivjetshme të ekonomisë, propozuam se do të ishte më mirë që të uleshin objektivi dhe parashikimi për rritjen ekonomike. Kështu, do të zbuten problemet e shkaktuara nga e kaluara, kur rritja ishte tepër e madhe.”

Deputeti i Asamblesë Kombëtare Popullore dhe presidenti i grupit të menaxhimit të pasurive “Huarong”, Lai Xiaomin është i mendimit që tani Kina e ka kaluar fazën e rritjes së shpejtë të GDP-së dhe duhet t’i kushtojë vëmendje cilësisë së rritjes.

“Në të kaluarën, kur vëllimi bazë i ekonomisë ishte i vogël, rritja ishte mjaft e shpejtë dhe mund të arrinte dy, tre e madje edhe më shumë herë. Ndërsa tani që vëllimi i përgjithshëm i ekonomisë është shtuar, rritja me siguri do të ngadalësohet. Në të ardhmen, kryesorja do të jetë rregullimi strukturor dhe rritja e cilësisë,” thotë Lai Xiaomin.

Kryeministri kinez Li Keqiang vuri në dukje në raportin e tij se zhvillimi është prioriteti kryesore dhe baza për zgjidhjen e të gjitha problemeve. Modernizimi realizohet në bazë të zhvillimit, ndërsa zhvillimi duhet të ketë patjetër një përqindje të përshtatshme rritjeje. Sipas anëtarit të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez Liao Min, rritja e GDP-së me 7% për një ekonomi kaq të madhe është e arsyeshme dhe e përshtatshme.

“Kina tani është ekonomia e 2-të dhe vendi me vëllimin më të madh të tregtisë në botë. Kështu, shifra 7% e sotme është krejtësisht e ndryshme nga 7-përqindëshi i mëparshëm. Ky 7 % është përcaktuar në bazë të një ekonomie me përmasa gjigante, për këtë arsye, mendoj që parashikimi është shumë i arsyeshëm dhe i përshtatshëm.”

Në fakt, krahas qeverisë qendrore, edhe qeveritë lokale kanë filluar të përshtaten me gjendjen e re normale, duke ulur ose rregulluar objektivat e tyre të zhvillimit. Disa prej tyre madje kanë hequr objektivat mbi rritjen e GDP-së dhe kanë vënë në fokus cilësinë e zhvillimit.

Kështu, bashkia e qytetit Shangai ka hequr objektivin e hollësishëm për rritjen e GDP-së dhe ka vënë si përparësi thellimin e gjithanshëm të reformës dhe nxitjen e risive. Autoritetet e pushtetit vendor në provincën Zhejiang të Kinës Lindore kanë marrë vendim të anulojnë kontrollin për rritjen e GDP-së në 26 qyteza të prapambetura, duke u kërkuar atyre të fokusohen në fusha të tilla si mbrojtja e mjedisit.

Tani në Kinë, me përmirësimin e dukshëm të jetesës, qytetarët kanë filluar ta shikojnë rritjen e GDP-së nga këndvështrime të tjera. Gjithnjë e më shumë njerëz mendojnë që rritja e GDP-së mund të zgjidhë problemet bazë të jetesës, por vetëm me GDP-në nuk mund të garantohet një jetesë e lumtur. Lidhur me këtë, studiuesi në Zyrën e Konsulentëve pranë Këshillit të Shtetit dhe ish-kryeekonomist i Zyrës Kombëtare të Statistikave të Kinës Yao Jingyuan shprehet:

“Me GDP-në mund të shohim veprimtari të ndërlikuara ekonomike nga ana sasiore dhe kështu mund të bëjmë krahasime. Mund të bëjmë krahasim me të kaluarën, si dhe me vende të tjera. Në fakt, GDP-ja vetë ka disavantazh, pasi nuk tregon hendekun e të ardhurave dhe kostot e zhvillimit, si shfrytëzimi i tepërt i burimeve dhe i mjedisit. Gjatë procesit të rritjes së GDP-së, mënyra jonë e zhvillimit ishte ekstensive dhe shfrytëzimi i tepërt i burimeve dhe i mjedisit shkaktonte ndotje të rëndë. Duhet të kemi një të kuptuar shkencor të GDP-së dhe të njohim mirë rolin e saj në ekonominë kombëtare.”

Tags: analizekina ekonomi

Të ngjashmeLajme

Grushtuesi i Berishës, shkencërisht idiot
Kronikë

Grushtuesi i Berishës, shkencërisht idiot

28/05/2023
Kurti ia qartëson BE-së “çështjen e veriut”
Politikë

Kurti ia qartëson BE-së “çështjen e veriut”

28/05/2023
Tjetër zbulim arkeologjik befasues në Egjipt
Kulturë

Tjetër zbulim arkeologjik befasues në Egjipt

28/05/2023
Lajme të tjera
PERSONAZH/ Një bisedë fundjave me krijuesen, Ilire Zajmi – një nga poetet më të mira kosovare

PERSONAZH/ Një bisedë fundjave me krijuesen, Ilire Zajmi - një nga poetet më të mira kosovare

SHËNDET/ 90% e sëmundjeve shkaktohen nga parazitët

SHËNDET/ 90% e sëmundjeve shkaktohen nga parazitët

Siri, forcat e bashkuara opozitare “Fetih” marrin nën kontroll qytetin Idlib

Siri, forcat e bashkuara opozitare "Fetih" marrin nën kontroll qytetin Idlib

TË FUNDIT

Grushtuesi i Berishës, shkencërisht idiot

Grushtuesi i Berishës, shkencërisht idiot

12 minuta Më parë
Kurti ia qartëson BE-së “çështjen e veriut”

Kurti ia qartëson BE-së “çështjen e veriut”

2 orë Më parë
Tjetër zbulim arkeologjik befasues në Egjipt

Tjetër zbulim arkeologjik befasues në Egjipt

6 orë Më parë
Pragsezoni: vendi ballkanik pa det, joshje nga Shqipëria

Pragsezoni: vendi ballkanik pa det, joshje nga Shqipëria

7 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Lazarati “pajtohet” me Ramën: ia hap dyert….

Lazarati “pajtohet” me Ramën: ia hap dyert….

28/05/2023
Greqi: Mitsotakis në kulmin e tij, e majta do një Tsipras të ri

Greqi: Mitsotakis në kulmin e tij, e majta do një Tsipras të ri

28/05/2023
Wadi Qana: një parajsë palestineze mes ferrit izraelit

Wadi Qana: një parajsë palestineze mes ferrit izraelit

28/05/2023
Veriu pas “stuhie: ç’ndodh një ditë më pas?

Veriu pas “stuhie: ç’ndodh një ditë më pas?

27/05/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot

Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri

Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit

Nga Dr. Arben Ramkaj: Një shekull miqësi Shqipëri-Turqi dhe çështja KMSH

Nga Justinian Topulli: Shqiptaria myslimane

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist