Flamur Noka, deputet i PD-së, ka reaguar në lidhje me vettingun në rradhët e policisë, pas urdhërit të firmosur nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Përmes një deklarate, Noka thotë se vettngu, duhet të nisë me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Fatmir Xhafaj.
“Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konfirmuar atë që kemi thënë se: mbjellja, trafikimi i drogës është bërë me bekim politik dhe me përfshirje të strukturave të policisë. Ka konfirmuar se në Policinë e Shtetit inkriminimi është i shtrirë gjerësisht në të gjithë strukturat policore dhe në kupolën e saj.
Ka konfirmuar se kultivimi i drogës është politik, pra i kryeministrit dhe ministrit. Vettingu i parashtruar është show i radhës i qeverisë. Ai duhet të fillojë me Edi Ramën, që e ka kanalizuar dhe kthyer Shqipërinë në Kolumbi të Evropës, dhe me Fatmir Xhafajn, që është hetues i komunizmit dhe me lidhje kriminale, dhe duhet të vazhdojë në të gjithë kupolën.
Nuk mund të ketë vetting duke bërë show. Vetting bëhet duke i larguar të gjithë këta nga kupola politike dhe strukturat e policisë të inkriminuarit. Pra, konfirmojmë se ky është show i radhës dhe koha do të vërtetojë se thjesht do të bëhet ndonjë gjueti parciale dhe jo vetting”, tha Noka. /tesheshi.com/