LSI nuk do të mbështesë shkurtimet drastike që mayhoranca ka vendosur të bëjë me inestitucionet e vetingut, përfshi këtu edhe kostot financiare.
Në një konferencë për mediat, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, tha se në Kuvend do të depozitohen amendamente që do të garantojnë funksionimin korrekt të institucioneve të vetingut.
“Ne nuk pajtohemi me shkurtimet drastike që qeveria i ka bërë pa arsye këtij proçesi. Kemi vendosur të paraqesim amendamente që reflektojnë pikë për pikë ato kërkesa që këto institucione kanë bërë për fonde dhe personel për të siguruar funksionimin normal”, tha Vasili.
Gjithashtu LSI tha se do të votojë kundër aktit normativ të qeverisë mbi ndryshimet në buxhet, ku një ndër pikat është edhe fondi që akordohet për blerjen e energjisë elektrike. /tesheshi.com/