Vetëvendosje hedh gaz lotësjellës në Parlamentin e Kosovës. Salla e seancave plenare është shndërruar në një situatë kaotike dhe disa deputetë janë lënduar.
Xhavit Haliti ka ndaluar seancën duke dhënë pushim.
Gazi lotësjellës i hedhur nga opozita ka përfunduar seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, me ndërprerje e bllokata, në rrethana që mund të cilësohen edhe të jashtëzakonshme.
Deputetes Flora Brovina i është dhënë ndihma e parë mjekësore në ambientet e Kuvendit, ku është hedhur gazi lotësjellës. Edhe deputetja Blerta Deliu është shoqëruar për në automjetin e ndihmës së parë mjekësore. LVV konfirmoi hedhjen e gazit lotësjellës. /tesheshi.com/