Dihet që gjatësia nuk ndryshon shumë pas pubertetit, veç disa milimetrave të papërfillshme, por veshët dhe hunda vazhdojnë të rriten dhe zmadhohen.
Ndoshta e keni vënë re këtë fakt, kur keni krahasuar fotografi të gjyshërve tuaj me pamjen e tyre aktauale. Biologët mendojnë se kjo ndodh për shkak të forcës së gravitetit dhe jo për shkak të rritjes.
Kjo mund të jetë dhe arsyeja përse këto dy aparate të dy shqisave të ndryshme zgjaten dhe nuk zgjerohen. Sipas studimeve të ndryshme është arritur në përfundimin, se rritja zakonisht ndodh me një mesatare prej 2 milimetrash çdo vit./tesheshi.com