Sistemi energjetik i Venezuelës në dy vitet e fundit qenë shënjestër e rreth 250 sulmeve – tha ministri i Komunikacionit të vendit, Jorge Rodriguez, duke shtuar se pas sulmeve janë ata që “duan të marrin pushtetin”.
“Ka pasur rreth 250 sulme mbi rrjetin elektrik kombëtar në dy vitet e fundit. Njerëzit në vendet e tjera rrallë përballen me një agresion kaq të pamëshirshëm dhe shumëdimensional, siç është ai i kryer nga forcat e ekstremit të djathtë që nuk kanë idenë se çfarë bëjnë, mjaft të marrin pushtetin dhe t’ia japin kontrollin mbi burimet Donald Trump-it”, tha Rodriguez.
Ministri tha se Venezuela sërish mbetur pa energji elektrike, pas një akti sabotazhi në sistemin hidroelektrik “Simon Bolivar”. Ai akuzoi kundërshtarët qeveritarë për incidentin.
Nga ana tjetër, Nicolas Maduro fajësoi “imperializmit amerikan” për lënien e vendit pa energji, por Departamenti i Shtetit mohoi lidhjen me incidentin. /tesheshi.com/