Komisioni i Venecias i ka dhënë OK draftit të reformës në drejtësi që është hartuar nga SHBA dhe BE së bashku me një grup ekspertësh të pavarur.
Në një konferencë të zhvilluar në Venecia, Komisioni variantin paraprak të opinionit mbi reformën në drejtësi, duke nxitur palët të punojnë në hartimin e një projekti konkret me propozimet dhe shqetësimet e ngritura.
Opinioni i ekspertëve të Venecias mbështet nevojën për reformë në drejtësi, por u lë kohë deri në janar ekspertëve shqiptarë të japin zgjidhje për shqetësimet e ngritura në këtë dokument.
Por pikërisht ky vendim është komentuar krejt ndryshe nga ana e aktorëve politikë në vend.
Një televizion i konsideruar pranë LSI-së, disa qëndrime jo thelbësore të opinionit të Venecias i ka konsideruar si “rrëzim të draftit bazë”, i cili në fakt përbën atë që ambasadori amerikan Donald Lu e ka cilësuar si “vijë e kuqe”.
Komisioni i Venecias mbështet riformatimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Prokurorisë, por kundërshton ndërhyrjen permanente të Ministrisë së Drejtësisë.
Në draft nuk përkrahet ndërprerja e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe u kërkon ekspertëve shqiptarë të përcaktojnë se çfarë lloj pavarësie do të ketë zyra Prokurorit të Përgjithshëm nëse do të ketë decentralizim apo parashikohet vetëm pavarësi nga qeveria. /tesheshi.com/