Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Zonat e konfliktit dje dhe sot: ku janë qytetet më të dëmtuara nga lufta nëpër botë

by Te Sheshi
18/12/2015
in Kryesore
Reading Time: 7 mins read
A A
Zonat e konfliktit dje dhe sot: ku janë qytetet më të dëmtuara nga lufta nëpër botë
11
SHARES

Shkatërrimi i arkitekturës është një produkt i zakonshëm i konflikteve, por efektet në qytet mund të shtrihen më shumë sesa tek tullat e llaçi.

Çfarë mësimesh mund të mësohen nga qytetet më të shkatërruara nga lufta në botë?

Përgjatë gjithë historisë së civilizimeve, qytetet janë shkatërruar rregullisht si pjesë e dëmit anësor që kanë luftërat dhe rebelimet. Edhe pse një fakt i njohur, shkatërrimi i qytetit të lashtë Palmyra në Siri nga militantët ishte veçanërisht tronditës për shkak të lehtësisë së shënjestrimit të kësaj trashëgimie të pazëvendësueshme arkitekturore që paraqiste qyteti sirian. Në një valë shkatërrimesh publike, ISIS hodhi poshtë tempullin 2 mijë vjeçar të Bel-it, që në kohë të paqta tërhiqte 150 mijë turistë në vit; i vuri dinamitin tempullit më të vogël të Baalshamin-it,  u shkatërruan me dhjetëra statuja të papërsëritshme sikundër edhe dy varre të shenjta myslimane.

Sigurisht, që shumë qytete historike të Sirisë janë shkatërruar nga luftimet e ashpra mes qeverisë dhe forcave kryengritëse, si pjesa antike e Aleppos, e ashtuquajtura “Vjena e Lindjes së Mesme”, që tashmë është shndërruar në pluhur. Lagje të tëra janë shndërruar në rrënoja, nga shpërthimet e telekomanduara sikundër tregjet, spitalet e tyre ndërsa banorët jetojnë pa energji elektrike, ujë të pijshëm dhe karburant.

Shkatërrimi sistematik i infrastrukturës së një qyteti shtrihet edhe jashtë Sirisë, si p.sh në veri të Malit. Në vitin 2012, beteja e Timbuktusë dëmtoi rëndë një tjetër qytet trashëgimi botërore, kur luftëtarët e Ansar Dine qëllimisht vandalizuan, shtypën e madje i vunë zjarrin varreve të shumë shenjtorëve myslimanë.

Por, çdo vëzhgim për qytetet e shkatërruara nga lufta duhet pa dyshim të fokusohet në shkatërrimet masive që ka ofruar shekulli i 20-të, kur armët luftarake dhe performanca e betejave perfeksionuan artin e shkatërrimit të një qyteti. Lufta e Dytë Botërore solli afërsisht 17 500 civilë të vrarë në Londër, ndërsa në Gjermani 42 600 persona humbën jetën vetë brenda një jave gjatë bombardimit të Hamburgut në vitin 1943. Pavarësisht masakrave, deri në fund të luftës, qytetet europiane kishin qenë në gjendje të rikthenin transportin dhe shërbimet bazike brenda disa ditësh.

Madje edhe në Hiroshima dhe Nagasaki, qytetet që vuajtën shpërthimet bërthamore të parat e të vetmet që bota njeh, uji dhe energjia u rikthyen brenda javës. Energjia elektrike u kthye në Hiroshima më 7 Gusht 1945, një ditë pas hedhjes së bombës së parë bërthamore, ndërsa ditën tjetër nisën punën hekurudhat.

Londra ka reputacionin e të qenurit qyteti më i dëmtuar nga lufta në Britani, një fenomen i nxitur edhe nga propaganda “Londra mund ta durojë” që ndodhi gjatë luftës.  E në të vërtetë, shumë njerëz besojnë se Blitz gjerman ishte më së shumti një fenomen që i ndodhi vetëm kryeqytetit.

coventryGjatë tetë muajve të luftës ajrore në Britani, Londra vërtet që përjetoi 57 netë radhazi me sulme ajrore. Por, pavarësisht se humbi më shumë se 1 milion shtëpi dhe pjesën më të madhe të portit, dëmtimet e Londrës zbehen në krahasim me një qytet që u barbarizua në Britani. Coventry humbi krejt qendrën e qytetit brenda natës dhe deri në fund të luftës, 95 për qind e ndërtesave ishin shkatërruar. Dukshëm pilotët e Luftwaffe që kalonin detin e Veriut nuk mund të gjenin shpesh shënjestrat e tyre, por gjithmonë mund të lokalizonin Hull-in në Coventry.

Rindërtimi i Londrës është financuar që nga viti 1945 deri më sot, saqë atje ka më shumë memoriale të luftërave botërore sesa prova të dëmeve prej tyre. Por, shkalla e dëmit që pësoi Britania gjatë luftërave shkatërrimtare të njerëzimit, nuk arriti kurrë atë të disa pjesëve në Europë e disa qyteteve aziatike.

Hiroshima humbi më shumë se 60 mijë nga 90 mijë ndërtesat e saj, të gjitha të shkatërruara nga një bombë e vetme. Për krahasim, Nagasaki, edhe pse u hodh në erë nga një bombë më e madhe se e Hiroshimës, (21 mijë tonë TNT ndaj 15 mijë tonëve në Hiroshima) humbi 19 400 ndërtesa nga 52 mijë që kishte. Kjo anomali ishte pjesërisht rezultat i kodrave të Nagasakit që mbrojtën disa pjesë të qytetit, ndërsa Hiroshima ishte virtualisht e sheshtë.

Në Tokio,  286,358 ndërtesa dhe shtëpi, afërsisht 26 për qind e qytetit, u rrafshuan në tre vjet që kryeqyteti japonez u bombardua. Operacioni Meetinghouse (9–10 Mars 1945) vlerësohet se ka qenë sulmi më shkatërrimtar ajror në histori, dhe se nisi angazhimin personal të Perandorit japonez për t’u dorëzuar.

Për krahasim, kryeqyteti gjerman, Berlini u godit nga 67,607 tonë eksploziv përgjatë pesë viteve që përjetoi bombardime. Kjo, së bashku me luftimet intensive nëpër rrugët e qytetit në fazat e fundit të luftës, shkatërruan 80 për qind të qendrës së qytetit.

Por, Berlini ishte një qytet me sipërfaqe të madhe, ndërtuar më së shumti me gurë dhe tulla. Si rezultat, komanda e bombardimeve britanike RAF nuk arriti të kishte dëmtimin që priste për shkak se ndërtesat që merrnin flakë lehtësisht nuk ishin aq të shumta sa ishin në qytetin tjetër gjerman të Dresdenit. Ky qytet i mbipopulluar e barok me ndërtesat e larta e të holla prej druri, u dogj gati në themele brenda natës së 13 Shkurtit 1944 në një stuhi të krijuar nga njeriu që shkatërroi 90 për qind të qendrës së qytetit.

Ndoshta, është surprizë, që qyteti që përjetoi dëmet më të mëdha të luftës, sa i takon përqindjes së ndërtesave të shkatërruara, është qyteti gjerman i Jülich. Ndërtuar në kalimin e lumit Rur në atë që është sot shteti i Rhine-Westphalisë së Veriut, Jülich konsiderohej një nga pengesat më të mëdha në planin e aleatëve për të pushtuar Rhineland-in.

Duke dashur të mos rrezikojnë, aleatët e bombarduan qytetin më 16 Nëntor 1944 dhe shkatërruan 97 për qind të tij. Pjesa e mbetur prej 3 për qind u rrënua gjatë muajve që zgjatën luftimet që përfunduan me 23 Shkurt 1945, kur aleatët më në fund arritën të kalojnë Rurin.

Pas Luftës së Dytë Botërore, fillimisht u planifikua që Jülich të braktisej në rrënojat e veta – që në fotografitë ajrore i ngjanin shumë qendrës së Hiroshimës – e të kthehej në një memorial lufte. Një qytet i ri do të ndërtohej afër tij. Sidoqoftë, rindërtimi i Jülich nisi në vitin 1949, duke përdorur një plan rrugësh i hartuar në vitet 30, që modifikoi planin e mëparshëm të stilit të Rilindjes. Puna kryesore përfundoi në vitin 1956 dhe sot qyteti ka shumë pak shenja se ka kaluar përmes luftës, edhe pse krateret e bombave janë ruajtur me qëllim në citadelën e qytetit dhe në pyjet afër tij.

Ndërsa Lufta e Dytë Botërore është pa dyshim konflikti që krijoi qytetet më të dëmtuara nga konflikti që ka njohur bota, Lufta Civile Amerikane mbahet mend si konflikti i pare i kohërave moderne që solli shkatërrimin e plotë të qyteteve. Në vitin 1865, gjenerali Sherman vendosi që ushtria e tij fitimtare e Unionit të mos lejonte që zona e rëndësishme hekurudhore e Atlantës të rirrethohej nga trupat e Konfederatës, ndërsa ai vetë udhëtonte drejt detit. Kështu ai urdhëroi zhdukjen e saj.

Trupat e Sherman u përqendruan në qendrën industriale të qytetit, kështu që edhe pse praktikisht u “eliminua”, vetëm 40 për qind e qytetit u dogj deri në rrënim. Me standardet e trishta të shekullit të 20-të, kjo mund të tingëllojë pak, por në atë kohë ishte një akt mizorie i pakrahasueshëm dhe i tillë që paralajmëronte sesi do të zhvillohej lufta në shekullin e 20-të. Rindërtimi i Atlantës mori shtatë vjet dhe sot vula e qytetit paraqet një feniks që rilind nga flakët.

Braktisja është ndoshta prova e fundit për të përcaktuar sesa rëndë është dëmtuar një qytet dhe përgjatë shekujve, shumë qytete janë lënë në harresë pas konflikteve të mëdha.

Disa qytete europiane janë braktisur pasi përjetuan luftën. Në Spanjë, pas betejës së Belchite-s në vitin 1937, Francisco Franco shpalli se rrënojat e qytetit do të mbeteshin të paprekura si memorial i luftës. Ngjashëm në Francë, pas masakrimit të gati gjithë popullsisë civile në

Oradour-sur-Glane në Limousin  më 10 Qershor 1944, u mor vendimi që rrënojat e qytetit të mbeteshin memorial lufte.

Ka qytete që rikthehen dhe i qeshin në fytyrë historisë, edhe pse hidhur.

Dëmtimi që iu bë Varshavës në Luftën e Dytë ishte unik pasi vetë Hitleri, pas trazirave të gushtit 1944, urdhëroi personalisht që qyteti të fshihej nga sipërfaqja e tokës.

Njësi speciale u tërhoqën nga luftimet për të hedhur në erë dhe djegur qytetin. 85 për qind e qytetit të madh u shkatërrua ndërsa nga Varshava e Vjetër dhe Kështjella Mbretërore mbetën vetëm themelet.

Mbresëlënëse është sesi polakët vendosën të rindërtojnë qendrën e Varshavës ekzaktësisht sesi dukej para luftës. Ata detajuan çdo gjë, duke studiuar pamjet e shekullit të 18 nga Canaletto dhe Marcello Bacciarelli.

Madje udhëtuan drejt pallatit Blenheim për të kopjuar drynin e portës së madhe, që dihet se ishte një kopje e asaj në Kështjellën e Madhe të Varshavës.

Ishte një proces i gjatë dhe dukshëm i realizuar mirë. Rindërtimi zgjati gati 30 vjet, dhe u përmbyll me hapjen e kështjellës së rikonstruktuar në vitin 1984.

Në kontrast me të, jo vetëm që Berlini u hodh në erë nga 363 sulme ajrore që e bënë copash qytetin së bashku me 14 ditë luftime në rrugë gjatë luftës së Dytë, por ai edhe u rindërtua keq pas luftës: ndarë me një mur dhe një “zonë vrasje” që mund të gjurmohet ende përmes qytetit edhe sot.

Ndërsa Varshava hoqi çdo shenjë të mundshme të dëmtimit, Berlini mbeti me shenjat e vrimave të shrapnelit për shkak se nuk kishte shumë para në qarkullim, por edhe për shkak të ndjenjës së fajit që bëri që shumë gjermanë të mendojnë se roli i Berlinit në luftë duhej të harrohej.

Berlini jo vetëm u dëmtua përtej njohjes; shpirti i tij u traumatizua. Sot, mbetet një qytet unik i përndjekur nga të gjitha gjërat e këqija që i kanë ndodhur, dhe nga të gjitha gjërat e këqija që ka bërë të ndodhin./tesheshi.com/

Related Posts

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Next Post
Gjykata e Prishtinës trazon politikën: 2 muaj burg për Albin Kurtin dhe 2 koleget e tij

Gjykata e Prishtinës trazon politikën: 2 muaj burg për Albin Kurtin dhe 2 koleget e tij

Zbulon në internet se ka një sozi, ja çfarë ndodh më pas

Zbulon në internet se ka një sozi, ja çfarë ndodh më pas

Pas vendimit për burgim kërcënon VV-ja: Do të ketë kosto të madhe për qeverinë

Pas vendimit për burgim kërcënon VV-ja: Do të ketë kosto të madhe për qeverinë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Klima që i kushton Evropës miliarda euro

Klima që i kushton Evropës miliarda euro

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni