Dokumenti përfundimtar i Venecias po përkthehet ndryshe nga palët, duke nxitur dhe më tepër përplasje.
Nr.2 i mazhorancës, Taulant Balla, njeriu që dhe mbrojti argumentet kundër presidentit në Venecia, renditi katër pika që sipas tij, verdikti i komisionit kishte bërë të qartë shkeljet e Metës me anullimin e 30 Qershorit.
“Komisioni Europian per Demokraci permes Ligjit, siç njihet Komisioni i Venecias, konkludoi qartazi se:
1.Presidenti ne detyre Ilir Meta veproi ne mungese të bazes ligjore, kur anulloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur nje kompetence te tille ne Kushtetute dhe ne ligjin elektoral.
2.Anullimi i zgjedhjeve dhe me tej shtyrja e tyre cenoi te drejten e shtetasve per te zgjedhur.
3.Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nese ata perfaqesojne nje pjese te caktuar te votuesve, nuk mund te ndaloje zhvillimin e zgjedhjeve te rregullta. Perndryshe, keto parti do te fitonin mundesine te pengonin cdo proces zgjedhor ne te ardhmen.
4.Eshte kompetence vetem e Kuvendit dhe me tej vetem e Gjykates Kushtetuese te percaktoje nese shkeljet e gjetura të Presidentit janë bazë për shkarkimin e tij nga detyra”, tha Meta.
Por Presisenca ka patur leximin e saj. “U bëj me dije se Komisioni i Venecias vërtetoi se presidenti nuk e ka shkelur kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, duke evidentuar edhe thirrjet e presidentit Ilir Meta për zgjidhjen e krizës politike. kjo është e vërtetat e vetme”, u shpreh zëdhënësi Blushi. /tesheshi.com/