Nisur nga përvoja jo vetëm tragjike por dhe ekonomike e tërmetit të fund 2019-ës, qeveria ka vendosur ta bëjë të detyrueshëm sigurimin e banesave.
Është një projektligj që do jetë për konsultim publik, i cili synon ta mbrojë si shtetin e si individin nga pasojat e tërmeteve të mundshme.
Sigurimi që paguhet nga poseduesit e banesave do të rinovohet çdo vit, ndërsa për shtresën në nevojë do të paguajë shteti.
Vlera e tij do të përcaktohet nga këshilli i Ministrave. Projekligji parashikon ngrihen e Fondit Kombëtar për Tërmetet, i cili do të menaxhojë sigurimet e banesave por edhe të gjithë shumën e akumuluar nga ky sigurim i detyrueshëm. /tesheshi.com/