Presidenti Meta ka përmbushur përbetimin e tij të paradisamuajve për t’u sakrifikur si Salvador Aljende, duke u futur në një “llogore lufte” me amerikanët, ngjashëm siç ish-presidenti i vetëvrarë majtist i Kilit.
Ditën kur Ambasada Amerikane lëshoi një tjetër paralajmërim me nëntekstin se njeh zgjedhjet e 30 qershorit si proces, kreu u shtetit shpall njëanshmërisht 13 tetorin si datë zgjedhjesh lokale, një akt i ndërmarrë afro tre javë, ku me një vendim të diskutueshëm nga pikëpamja kushtetuese, e gjithashtu krejt njëanshëm politikisht, vendosi ç’dekretimin e zgjedhjeve që vet i kishte dekretuar.
Po pse me datë 13 tetor? Arsyet, ndryshe nga ç’dekretimi, nuk i ka lidhur me krizën.
“Dekreti për datën e re të zgjedhjeve, që është data 13 tetor. Dy arsyet pse kam vendosur këtë datë, sepse është dita më e shpejtë për të organizuar zgjedhjet vendore gjithëpërfshirëse. Arsyeja e dytë është sepse si e kam nënvizuar edhe në 8 qershor, kur e zhdekretova datën e zgjedhjeve, ka të bëjë me garantimin e vazhdimësisë të integrimit europian, të mos shkëputjet të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për çeljen e negociatave. Kemi humbur shumë kohë, por për fat të mirë në axhendën e BE është për të marrë një vendim për çeljen e negociatave në tetor, dhe mbledhja është me 18”, deklaroi kreu u shtetit.
Por siç mund të vërehet, Meta ka shpallur një datë zgjedhjesh pa asnjë konsesus politik dhe me refuzimin e prerë të mazhorancës për të qenë pjesë e tyre, gjersa kjo e fundit bëhet gati për 30 qershorine dekretuar më parë.
Ky akt i Metës vjen pasi ndërmorri disa takime me figura të opozitës, ndërkohë që u refuzuat kategorikisht nga Rama. /tesheshi.com/