Robert Mugabe, udhëheqësi i parë i Zimbabvesë pas pavarësisë, ka vdekur në moshën 95 vjeç.
Ai e humbi betejën me një sëmundje të rëndë, konfirmon familja e tij për BBC.
Ai u rrëzua nga një grusht shteti ushtarak në nëntor të 2017-tës, duke i dhënë fund tre dekadave në pushtet.
Mugabe kishte fituar zgjedhjet e para të Zimbabve pas pavarësisë, duke u bërë kryeministër në vitin 1980. Ai u largua nga detyra në 1987, duke u bërë president në vend, dhe nga atëherë, kishte qeverisur me grusht të hekurt vendin afrikan. /tesheshi.com/