Ish-portieri i Manchester United dhe njëherësh i Irlandës së Veriut, Harry Gregg ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeç.
Gregg njihej gjithashtu si si “Heroi i Mynihut” pas aksidentit ajror të vitit 1958, ku 23 shokë të tij u vranë në përplasje. E kjo për faktin se ai arriti të shpëtojë dy nga ata me të cilët luante, Bobby Charlton dhe Dennis Viollet, si dhe një foshnjë dhe një grua shtatë muajshe.
“Eshtë një detyrim i madh që t’ju informojmë se legjenda e Mançester Junajtid dhe Irlandës Veriore Harry Gregg, ka ndërruar jetë paqësisht në një spital duke patur pranë familjen e tij,” shkruajti faqja në Facebook e Fondacionit Harry Gregg.
Manchester United postoi gjithashtu një fotografi dhe mesazh për portierin legjendar dhe familjen e tij në profilin e tij në Tëitter.
“Eshtë me trishtim të madh që të informojmë se ish-lojtari ynë Harry Gregg ka ndërruar jetë. Një lutje dhe përkujtim nga i gjithë nga klubi, ne i dërgojmë familjeës së Harry-t dhe miqve tij,” shkruhej në mesazh. /tesheshi.com/