Sulmuesi legjendar brazilian Antonio Wilson Vieira Honorio, i njohur më mirë si Coutinho, vdiq në moshën 76-vjeçare.
Shkaku i vdekjes është ende i panjohur, por në janar ai u shtrua në spital për shkak të pneumonisë, shkruajnë mediat braziliane.
Coutinho ishte fituesi i Kupës së Botës në 1962 me Brazilin dhe për shumë vite ai qe një partner me legjendën Pele në sulmin brazilian.
Ai ishte ndërkohë një nga liderët e Santos-it në vitet më të arta të këtij klubi famoz brazilian.
Coutinho shënoi 368 gola në karrierën e tij, duke e bërë atë golashënuesin e tretë më të mirë në historinë e Santos-it pas Pele dhe Pepe. /tesheshi.com/