Vdekja e dy ukrainaseve një ditë më parë në Tiranë, të dyja vajza të reja, ka nxitur në media atë atë që nuk është thënë deri më tani: shpërthimin e një vale prostitucioni në Shqipëri, ku më të prekura janë Tirana, Durrësi dhe Saranda.
Dy të ndjerat kanë pikërisht të tilla, mes dhjetra e dhjetrave që vijnë nga shumë vende për të fituar nëpërmjet shitjes së trupit me pagesa nga 200 deri në 1000 euro.
Mjaft që ato banonin me qera afër qendrës së Tiranës, pra aty ku qeratë janë tejet të larta.
Është një fenomen që po godet shoqërinë shqiptare porsi përhapja e fajdesë në masë, e cila më pas prodhon dhe krim.
Për rastin konkret, në një raportim më specifik, thuhet se ukrainaset kishin konsumuar alkool një natë më parë, duke e pasuar me disa medikamente.
Është gazetarja e TCH, Dorjana Bezat, e cila ka siguruar dëshminë e Yeva Vorona, mikeshës se dy 21-vjeçareve që ndërruan jetë në Tiranë.
Ajo ka treguar se kanë qenë të trija së bashku dhe se kanë konsumuar alkool, por të dy rejat bashkë me alkoolin kanë marrë edhe medikamente qetësuese.
Po ashtu ajo ka dëshmuar se njëra prej tyre vuante nga zemra, dhe tjetra nga epilepsia. Sipas dëshmisë, ajo tregon se kur është zgjuar nga gjumi i ka gjetur të dyja shoqet pa jetë, dhe më pas ka njoftuar policinë.
“Antonian dhe Anastasian i kisha shoqe. Erdhën në Shqipëri për pushime. Në mbrëmje nisëm të pimë alkool të treja. Vajzat kanë pirë edhe qetësues metadol dhe një medikament tjetër në formë tretësire që nuk e di çfarë ishte.
Kemi vijuar për disa orë të pimë me pas më zuri gjumi. Kur u zgjova i kam parë pa jetë dhe njoftova policinë. Nga sa informacione kam Antonia ka pasur probleme me zemrën ndërsa Anastasia ka vuajtur nga epilepsia”, ka dëshmuar ajo.