Mensur Krasniqi
Aq më shumë që po afrohen zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, aq më shumë vazhdojnë dorëheqjet nga rradhët e BDI-së. Kësaj rradhe nuk bëhet fjalë për ndonjë nga figurat publike të kësaj partie, por për banorët e komunës së Çairit. Mbrëmë shumë banorë të kësaj komune janë rreshtuar në Lëvizjen e Ziadin Selës. Në takim me banorët e Çairit ka marrë pjesë sekretari i kësaj Lëvizjeje, Arben Taravari, ku ka falënderuar banorët për përkrahjen masovike dhe bashkimin me këtë lëvizje si shpresë për shqiptarët e Maqedonisë.
Çairi njihet si bastion i BDI-së por siç duket pas publikimit të bombave nga Zoran Zaev, shumica e qytetarëve të kesaj zone, kanë filluar t’ia kthejë shpinën Ali Ahmetit.
Banorët e lagjes Seravë për portalin tesheshi.com flasin mbi arsyet e braktisjes së BDI-së, dhe renditjes në rradhët e Lëvizjes për Reforma në PDSH me kryetar Zijadin Selën.
“Nuk ka më keq që të tradhëtohesh nga ata që i ke përzgjedh për të përfaqësuar në Qeveri. Jemi të dëshpëruar tërësisht. I votuam me vite me rradhë ngaqë shpresuam që nëse na tradhtojnë neve nuk e tradhëtojnë gjakun e dëshmorëve. Por ja çdo ditë dëgjojmë afera korruptive për cdo funksionar të BDI-së. Zoti na ndihmoftë si popull neve dhe kryetarin Ziadin Selën që të realizoj misionin e shqiptarëve të Maqedonisë, që gjithnjë të jemi të bashkuar”, thonë banorët.
Ndryshe vetëm BDI-ja e ka nisur fushatën zyrtarisht për zgjedhjet e prillit të vitit të kaluar ku pritet të garojnë shumë parti politike. /tesheshi.com/