Një ri në Angli ka dëmtuar dhëmbët duke konsumuar shumë pije energjike, që sipas njoftimeve atij i janë thyer disa sosh nga konsumimi i tepërt i tyre.
Vinnie Pyner, 21 vjeç, tha për tabloidin britanik Daily Mail se konsumonte pothuajse 45 kanaçe pije energjike çdo javë, të cilat përmbajnë kafeinë dhe sheqer, e këtë për të zvogëluar stresin dhe për të qëndruar vigjilent në kolegj,
Pas shtatë muajve të konsumimit të pijeve, katër dhëmbët e parë të Pyner u thyen kur ai hëngri një mollë. Në një vizitë në klinikë dentare, atij iu tha se do të duheshin 24 mbushje dhe proteza që kushtonin 2.000 paund për të rikthyer normalitetin në buzëqeshjen e tij.
Pyner ishte shumë i shqetësuar dhe i trishtuar, sa që i la studimet e tij të informatikës dhe kodimit në East Kent College.
“Pijet energjike me kanë shkatërruar jetën time”, i tha Pyner , duke shtuar se shpreson që ai të “kthehet në këmbë” dhe të gjejë një punë. /tesheshi.com/