Një incident i ri vandalizmi është raportuar në Coloseun romak, vetëm disa ditë pas zhurmës së shkaktuar nga një veprim i ngjashëm nga një 27-vjeçar me origjinë bullgare. Tashmë është një 17-vjeçare nga Zvicra e bërë lajm, pasi ka gdhendur shkronjën N në monumentin antik.
Ajo u konstatua nga ciceroni David Batalino.
https://twitter.com/i/status/1680263219594625026
Sipas tij, kur ka njoftuar prindërit e saj për aktin e 17-vjeçares, ata e kanë nxjerrë jashtë “me një gjest bezdie”, siç tha ai, duke i thënë se “ajo është një vajzë e vogël, nuk ka bërë asgjë të keqe”.
Mirëpo ciceroni nuk është tërhequr. Ai u ka bërë një foto që ia ka dorëzuar policisë, e cila ka thirrur familjen për t’u marrë në pyetje.
Kujtohet se 17-vjeçarja, ashtu si gjimnasti 27-vjeçar, përballet me 5 vite burg dhe gjobë deri në 15 mijë euro për dëmtimin e një monumenti të trashëgimisë botërore. /tesheshi.com/