Njё seri kёrcёnimesh me bomba kundёr xhamive i ka bёrё tё pasigurtё myslimanёt nё Gjermani. Pёrfaqёsuesit e shoqatave islame u janё drejtuar tani autoriteteve. Ata thonё, se nuk ndihen tё mbrojtur sa duhet nga shteti.
Juristja 49-vjeҁare Nurhat Soykanё, ёshtё zёdhёnёse e kёshillit koordinues tё myslimanёve (KRM) nё Gjermani. KRM, e themeluar mё 2007, ёshtё njё platformё pune pёr katёr organizata e mёdha islame nё Gjermani.
Soykan kёrcёnimet e pёrsёritura i konsideron arsye tё mjaftueshme pёr njё apel urgjent ndaj autoriteteve gjermane: “Myslimanёt janё thellёsisht tё pasigurtё. Shteti ka detyrim tё marrё masa pёr forcimin e besimit”, deklaroi ajo (23.07) nё Kёln. Republika Federale ka pёrgjegjёsi, që tё gjithё njerёzit tё jetojnё tё lirё dhe tё ushtrojnё besimin e tyre pa paasur frikё prej dhunёs: “Bashkёjetesa jonё ёshtё e rrezikuar, e nё kёtё mёnyrё edhe demokracia jonё. Kjo ёshtё e papranueshme.”
Shumё myslimanё ndihen tё kёrcёnuar nё Gjermani. Nё vitin 2016 shumё protestonin kundёr racizmit. Se sa tё pёrhapura janё paragjykimet nё shoqёri kundrejt myslimanёve e tregon edhe studimi i Fondacionit Friedrich Ebert (FES). Nё njё seri studimesh reprezntative qё nga viti 2006, FES njё herё nё dy vjet hulumton pozicionimet ekstremiste tё djathta nё Gjermani. Studiuesit krahasojnё edhe paragjykimet kundrejt grupeve tё ndryshme tё popullsisё. Rezultati ёshtё, se njё nё pesё vetё tё pyetur ёshtё shprehur me nёnvleftёsim ndaj mylaimanёve.
Nё sfondin e pasigursё sё krijuar, disa komunitete pej vitesh filluan tё organizojnё seminare pёr vetёmbrojtjen.
Njё gjё ёshtё e qartё: pёr xhamitё nuk ka aktualisht mbrojtje tё vazhdueshme nga policia. Ministri i Brendshёm Horst Seehofer, ёshtё shprehur nё mёnyrё lapidare, se “edhe institucionet fetare mund tё jenё nё shёnjestёr tё sulmeve terroriste. Nёse ka indikacione pёr rrezikimin e tyre masat e mbrojtjes do tё pёrforcohen.”
Nurhan Soykut nga KRM ёshtё e mendimit, se “kёrcёnimet aktuale po minimizohen. Thirrjet tona pёr mё shumё mbrojtje pёr xhamitё nuk kanё pasur efekt.” Ndonёse kёrcёnimet me bombё nuk fatmirёsisht nuk janё vёnё nё veprim, myslimanёt nё rrethanat aktuale nuk ndihen tё sigurtё kur shkojnё nё xhami. /tesheshi.com/