Ndonëse me profesion marangoz, Mohamad Ghaly nga Port Saidi i Egjiptit është kujtuar të ngjallë traditën e një instrumenti të rrallë, të përdorur nga faraonët.
Është fjala për semsenian, harpën muzikore e cila bëhet me dru ahu të thatë dhe tela të hollë të çelikut.
Tradita e këtij instrumenti ishte gati të zhdukej, po të mos qe Ghaly ai që do të rikrijonte instrumentin, tinguj që mezi se i kujtojnë fëmijërinë.
Semsenia, instrumenti të cilin edhe UNESCO e ka futur në listën e trashëgimisë së Egjiptit, ishte gati të shuhej nga kujtesa, kur marangozi mbodhi pranë vetes të rinjtë e qytetit dhe ua mësoi përdorimin e instrumentit që e kishte zhvilluar.
Tani, vajzat e reja që luajnë harpën faraonike po vlerësohen nga nostalgjikët, por edhe nga të rinjtë që tërhiqen nga tingujt pothuajse mistik.
Ato ftohen në festivale muzikore për të kujtuar një pjesë të lashtë të kulturës së vendit, pavarësisht vështirësive që të gjejnë vend për të shprehur veten nën ekonominë gati të rrënuar të vendit. /tesheshi.com/