Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Serbisë të enjten “ndau detyrat” për shkak të situatës në Bosnjë dhe dhe Kosovë, tha Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, Milan Mojsiloviç.
Për Kosovën, siç tha Mojsiloviç, ata diskutuan “keqtrajtimin e përditshëm të serbëve” në këtë vend të Ballkanit Perëndimor.
“Po dëshmojmë çdo ditë lëvizje të paprecedentë dhe të njëanshme që kërcënojnë pakicat, në këtë rast serbët. Në aspektin politik, ngacmimet nga institucionet e Prishtinës janë bërë të dukshme. Kjo çështje meriton vëmendje, jo vetëm nga Këshilli, por edhe më gjerësisht, në aspektin e përcaktimit të përfundimeve dhe udhëzimeve…”, tha Mojsiloviç.
Kështu, Vuçiç po rikthen tezën e Millosheviçit të fundit të viteve ’80, ku nga Kosova shpalli mbrojtjen e serbëve, duke pretenduar persekutimin e tyre në gjithë hapësirën jugosllave, aty ku jetonin mes etnive të tjera, gjë që çoi më pas në luftra të tmerrshme.
Sjellja si viktimë e serbëve është politikë e tyre zyrtare, frymëzuar nga një ideologji e tillë serbe shtrirë në shekuj. /tesheshi.com/