Ushtria hungareze nisi të stërvitet për t’u përgatitur për një rol të ardhshëm në ruajtjen e kufirit jugor nga fluksi i refugjatëve. Budapesti planifikon të dërgojë ushtarë në ndihmë të policisë në kufi ku me mijëra refugjatë mbërrijnë nga Serbia përditë
Gardhi me tela me gjemba tashmë është ndërtuar në kufi. Deputetët e parlamentit pritet të votojnë për kontrolle më strikte të kufirit. Autoritetet presin javën e ardhshme një valë refugjatësh deri në 40 mijë persona.
Pjesa më e madhe e tyre ikin nga konfliktet në Siri e Libi dhe përmes Hungarisë, duan të arrijnë në Gjermani, Austri e Suedi, vendet më të pasura me ligje më liberale për dhënien e azilit.
Por, duket se Hungaria ka planet e veta për të kontrolluar kufijtë. Kështu, ushtria e vendit nisi strëvitjen “Veprimi Përcaktues” për të qenë në gatishmëri, sapo votimi në parlament të autorizojë kontroll më të ashpër të kufirit.
Hungaria së fundmi, përfundoi ndërtimin e një gardhi të gjatë 175 kilometra përgjatë kufirit me Serbinë, dhe po ndërton një gardh shtesë.
Por këto masa nuk kanë mundur të ndalojnë me mijëra refugjatë të hyjnë në Hungari përmes Serbisë. /tesheshi.com/