Mëlçia është një organ delikat por shumë i rëndësishëm sa i takon funksioneve të saj. Për të përmirësuar shëndetin tuaj është e rëndësishme dhe shumë thelbësore që të ushqeheni siç duhet dhe të merrni të gjitha substancat tretëse.
Mes ushqimeve që janë aleatet më të mira të mëlçisë renditet speci djegës, i cili bashkë me bukën dhe algat bëjnë të mundur që ju të mos keni më shqetësime me këtë organ.
Tre studime të ndryshme kanë mbështetur këtë pohim, të cilat janë prezantuar në EASL 2015 të mbajtur në Vjenë të Austrisë. Sipas shkencëtarëve, speci djegës ka efekte pozitive tek mëlçia duke qenë se shmang dëmtimet e saj të formuara nga fibroza apatike.
Kërkimet janë analizuar tek minjtë, të cilët i kanë ndarë në dy grupe. Pasi iu janë injektuar substanca të cilat dëmtojnë mëlçinë, njërit prej tyre iu është shtuar spec djegës në ushqim, ku është vënë re përmirësimi i dukshëm i gjendjes së tyre.
Edhe buka e algat janë shumë të rëndësishme për të mbrojtur këtë organ, pasi sipas studiuesve në Universitetin e Bristolit, mund të reduktojnë absorbimin e yndyrnave dhe të shmangin efektet negative të alkoolit në mëlçi./tesheshi.com/