Super-ushqimet që ndihmojnë për të marrë ngjyrë të bukur janw:
Karotat
Domatet
Patatet e ëmbla
Çaji jeshil
Perimet / zarzavatet e gjelbra
Ushqime të pasura me Omega – 3 & Omega – 6 (përmendur në postimin e mëparshëm)
Vaj Kokosi
Ushqime me Vitaminë D (vaj ose fara sinapi, kërpudha, etj)
Ushqime me Vitaminë C
Kajsitë dhe pjeshkat
Të gjithë specialistët ndërkombëtarë këshillojnë që në ditët e para të eskpozoheni vetëm 15 – 30 minuta në ditë vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit, ose orëve të pasdites. Ekspozimet duhet të jenë me minutazh të shkurtër e të shpeshtë.
Të shmangni plotësisht përdorimin e produkteve me kimikate dhe t’i zëvendësoni ato me produktet natyrale (por edhe këtu kujdes pasi duhet të zgjidhni cilësinë më të mirë).
Këto rregulla duhet t’i keni parasysh jo vetëm për lëkurë të bukur por edhe për lëkurë të shëndetshme. Kanceri i lëkurës përhapet çdo ditë e më shumë dhe e gjitha vetëm për shkak të pakujdesive dhe ekspozimeve pa mbrojtje dhe pa kufizim në orar./tesheshi.com/