Rendja e banorëve të Tiranës për plazh drejt Gjirit të Lalzit, ka shkaktuar këtë të dielë një bllokim të rëndë trafiku në aksin Tiranë – Durrës.
Kjo e ka detyruar policinë rrugore që të bëjë një thirrje për të gjithë ata drejtues automjetesh, të cilët nëse nisen nga Tirana e nuk janë për në Lalëz, ta mbajnë timonin nga Ndroqi.
“Janë të lutur drejtuesit e automjeteve të cilët kanë destinacion të ndryshëm nga Gjiri i Lalzit për të mos u bllokuar dhe për të lehtësuar sadopak trafikun të zgjedhin aksin Tiranë- Ndroq- Plepa- Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lalzi, por dhe plazhet e tjera afër, mbeten ndër zgjidhjet e banorëve të Tiranës fundjajave të verës së nxehtë, por trafiku që shkaktohet nga mingarkesa me automjete në autostradën drejt Durrësit, në kushtet kur rruga nga Ndroqi është e amortizuar, jua shton akoma dhe më shumë vuajtjen nga i nxehti. /tesheshi.com/