Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    E trishtueshme: diplomato-biznesmeni saudit vdes me “Al Sisin në gojë”

    E trishtueshme: diplomato-biznesmeni saudit vdes me “Al Sisin në gojë”

    Tajvani, në ankth nga Kina

    Tajvani, në ankth nga Kina

    Katër muslimanët e vrarë të New Mexico-s: ç’po ndodh atje?

    Katër muslimanët e vrarë të New Mexico-s: ç’po ndodh atje?

    The Economist: Pse Izraeli sulmoi Gaza-n…

    The Economist: Pse Izraeli sulmoi Gaza-n…

    Njollë nga e kaluara, hetime për ish-kreun e ushtrisë malazeze

    Njollë nga e kaluara, hetime për ish-kreun e ushtrisë malazeze

    Telashet e pasosura të Trump: edhe drejtësinë kundër…

    Telashet e pasosura të Trump: edhe drejtësinë kundër…

    Preshevë: (thes)ar në pelena!

    Preshevë: (thes)ar në pelena!

    Haaretz: Operacioni i fundit në Gaza, dështim i plotë!

    Haaretz: Operacioni i fundit në Gaza, dështim i plotë!

    Një vit pas Afganistanit, inteligjenca amerikane drejt Kinës

    Një vit pas Afganistanit, inteligjenca amerikane drejt Kinës

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Një profil ndryshe: kush është në të vërtetë Gramoz Ruçi?

Nga te Sheshi
09/07/2017
në Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Një profil ndryshe: kush është në të vërtetë Gramoz Ruçi?

Me tipare të ashpra, nursëz, vështrim të egërt, të lidhura të gjitha këto me një fat politik të caktuar – një ish-funksionar komunist i viteve të fundit të regjimit, për më tepër Ministër i Brendshëm në momentin e ngjarjeve të 2 prillit ’91 në Shkodër  – Gramoz Ruçi përbën për shumëkënd, më qartë për të gjithë pjesën anti-komuniste të shoqërisë, një “mbetje të urryer” të atij regjimi. Shtoi kësaj dhe faktin, pra, që në portretin e tij nuk ka diçka tërheqëse, që gjithsesi përbën një efekt me peshë psikologjike në perceptimin ndaj një individi. Edhe ngjashmëri e lehtë me Jean Pol Belmondo-në, nuk ja lehtësojnë fatin e të qënit i papashëm, që në fakt duhej të ishte e kundërta sipas kriterit që vendos Pepini tek “Duel i heshtur”, kur merr në dorë një foto e sheh aty një funksionar regjimi nën rrobë ushtarake: “burrë i pashëm qenka kodoshi, i zgjedhin komisarët, ndaj jua marrin mendjen njerëzve”. Ndërsa Gramoz Ruçi, një ish-komisar pa uniformë, nuk është një hiç i tillë dhe aspak i mundur për t’ja marrë mendjen njerëzve me pamjen prej “kodoshi të pashëm”.            

E tashmë, ky njeri do jetë nr. 3 i shtetit shqiptar. Ruçi do udhëheqë jetën parlamentare, një rikthim në politikën shtetërore pas 26 vitesh brenda mureve të partisë, pa asnjë funksion në shtet. Për ata që e urrejnë, kjo është diçka vërtet trishtuese.

Por a ka bazë logjike urrejtja e tyre? Dhe nga çfarë niset ajo teksa formësohet dhe mbetet e padiskutueshme?

Nëse është fjala për të kalurën e tij komuniste si ish-funksionar regjimi, kjo nuk e penalizon aspak. Një pjesë e mirë e politikës shqiptare, ka ende boll sosh në radhët e saj. Një prej tyre është vetë ish-kreu demokrat Berisha, si ish-sekretar organizate, që farë lehte, falë dhe natyrës ambicioze, nëse komunizmi do kish zgjatur dhe ca vite, nuk do ishte habi të ishte ngjitur deri tek Byroja Politike. Nëse është fjala për ngjarjen e 2 prillit, as politikisht e as ligjërisht nuk është provuar fajësia e tij individuale. Mjaft qe dhe Berisha vetë, gjatë gjithë këtyre viteve të një protagonizmi politik cyt me akuza ndaj kundërshtarëve, për Ruçin ka ofruar vetëm atë të “arratisjes në Greqi në ‘97-ën i veshur si grua”, diçka me afër një sajese limonadë me fantazi të shfrenuar, sesa reale. Pra, as Berisha nuk ka mundur ta akuzojë për 2 prillin, ai që s’të fal në të tilla raste.

Dhe vijmë tek aktiviteti i tij parlamentar në 26 vite. A keni dëgjuar ndonjëherë që nga goja e Ruçit të dalë ndonjë sharje, fyerje, fjalë përçmuese për ndokënd? A ka ndodhur ndonjëherë që ai, protagonizimi i tij parlamentar, të jetë bërë shkak për përplasje, incidente, sherr?

Asnjë drejtues parlamenti deri më sot, nuk është ndjerë i detyruar t’i tërheqë vëmendjen, t’i thotë “pusho”, “ulu” apo “ta mbylla mikrofonin”.

Përkundër të gjitha këtyre, Gramoz Ruci mbetet një i kursyer në fjalëmbajtje, dhe, kur del në podium për të shprehur një qëndrim politik, fjalimi i tij është një model i mirëstrukturimit logjik, i qartësisë argumentuese dhe të qënit i pastër nga pikëpamja e ngarkesave ligjërimore emotive. Mjafton fakti se fundi i fjalëmbajtjeve të tij parlamentare nuk ndodh të shoqërohet me reagime të zhurmshme nga kundërshtarët politikë. Mund të ketë oponencë, sidozot nga ndonjë zë individual, por nuk ndodh që kundërshtari të reagojë në korr dhe me ilaritet, ndaj asaj me çfarë nuk është dakort në fjalën tij.

Dhe kjo, pa e tepruar, e bën Gramoz Ruçin një prej figurave më model të jetës parlamentare shqiptare, ndërsa në një vështrim të parë, për shumëkënd, ai përçon ligësi në perceptimin e përgjithshëm. Kjo e bën atë një rast psikosocial për t’u studiuar, jo më shumë Gramozin sesa qasjen në gjykimin dhe shijen ndaj tij. Sepse përbën një rast atipik ku nuk përputhet perceptimi me të dhënat reale.

Dhe të mendosh që ky model i jetës parlamentare vjen nga komunizmi, me vulën e të qënit “i urryer” për shkak të së kalurës së tij komuniste.

Ekuivalent i tij në kahjen tjetër politike, mund të merret i ndjeri Pjetër Arbnori. Edhe ky po aq “i çuditshëm”. Edhe pse një viktimë e gjallë e komunizmit, në protagonizmin politik, sidomos si kryetar Kuvendi, ofroi sens fisnik të sjelljes me kundërshtarin, edhe pse krejt i përligjur për të bërë të kundërtën. Dallimi është se tek Arbnori, tiparet e tij ishin gjithsesi më “njerëzore” se ato të Ruçit. Kjo do të thotë, se ky i fundit edhe mund të urrehet, estetikisht, por së paku jo politikisht. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Katër muslimanët e vrarë të New Mexico-s: ç’po ndodh atje?
Amerika

Katër muslimanët e vrarë të New Mexico-s: ç’po ndodh atje?

10/08/2022
Cinike: makina ruse e luftës, e varur nga komponentë perëndimorë(!)
Konflikti

Cinike: makina ruse e luftës, e varur nga komponentë perëndimorë(!)

09/08/2022
Rama, në Turqi për Lojrat Islame e jo vetëm
Politikë

Rama, në Turqi për Lojrat Islame e jo vetëm

09/08/2022
Lajme të tjera
Ky është “truku magjik” për të patur domate sa më të freskëta dhe të shijshme

Ky është "truku magjik" për të patur domate sa më të freskëta dhe të shijshme

Ali Ahmeti u sqaron grekëve “Platformën e Tiranës”, ja kush e sajoi

Ali Ahmeti u sqaron grekëve “Platformën e Tiranës”, ja kush e sajoi

Fillon “era” Moxhi tek Partizani

Fillon "era" Moxhi tek Partizani

TË FUNDIT

E trishtueshme: diplomato-biznesmeni saudit vdes me “Al Sisin në gojë”

E trishtueshme: diplomato-biznesmeni saudit vdes me “Al Sisin në gojë”

40 minuta Më parë
Tajvani, në ankth nga Kina

Tajvani, në ankth nga Kina

55 minuta Më parë
Krime: kur lufta trazon plazhet

Krime: kur lufta trazon plazhet

1 orë Më parë
The Economist: Pse Izraeli sulmoi Gaza-n…

The Economist: Pse Izraeli sulmoi Gaza-n…

3 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Katër muslimanët e vrarë të New Mexico-s: ç’po ndodh atje?

Katër muslimanët e vrarë të New Mexico-s: ç’po ndodh atje?

10/08/2022
Cinike: makina ruse e luftës, e varur nga komponentë perëndimorë(!)

Cinike: makina ruse e luftës, e varur nga komponentë perëndimorë(!)

09/08/2022
Një vit pas Afganistanit, inteligjenca amerikane drejt Kinës

Një vit pas Afganistanit, inteligjenca amerikane drejt Kinës

09/08/2022
Ç’po bëjnë ekonomitë kryesore të botës për të lehtësuar qytetarët?

Ç’po bëjnë ekonomitë kryesore të botës për të lehtësuar qytetarët?

09/08/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Fabian Zhilla: Pornografia artistike në mediat tona

Nga Feston Hajdini*: Dalldisje në vend të mirëqenies!

Nga Enklid Pelari: Tipologjitë e pushteteve dhe gabimi i shqiptarëve me turqit

I tillë është shef Saimiri!

Nga Dr. Gurakuç Kuçi*: Opsioni i “paqes” apo “guri i varrit” në Ballkanin Perëndimor?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist