Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

U shtrua për COVID, kështu u shua ish-futbollisti brazilian

Futbollisti brazilian Lucas Pereira, i cili luajti për skuadrën franceze Ajaccio nga Korsika nga 2004 në 2008, ka vdekur në moshën 39 vjeç nga efektet e COVID-19.

Pereira u shtrua në spital katër ditë më parë, për t’u shuar të dielën për shkak të arrestit kardiak.

Ai erdhi në Evropë si 22-vjeçar, për të kaluar në Korenë e Jugut pas katër vitesh në Korsikë.

Ai më vonë luajti në Katar, Brazil dhe Greqi dhe i dha lamtumirë futbollit në 2012.

Brazili është një nga vendet më të goditur nga koronavirusi. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts