Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Historia e një heroi i cili lindi me 340 gram

Ndonjëherë dëshira për jetë është më e fortë se të gjitha sfidat që imponohen me këmbëngulje. Prova është Richard Scott William Hutchinson, një djalë i cili lindi pesë muaj para kohe dhe pati një shans prej 0 për qind të mbijetesës.

Richard lindi 131 ditë para afatit dhe peshonte vetëm 337 gram. Ishte aq i vogël sa prindërit e tij mund ta mbanin atë në një pëllëmbë.

Ai lindi në një spital për fëmijë në Minneapolis, Minesota, pasi nëna e tij Beth pësoi ndërlikime mjekësore që e detyruan atë të lindte më herët.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, prindërit e Richard nuk mund të qëndronin me të në spital dhe vizitat nga anëtarët e tjerë të familjes nuk u lejuan. Por prindërit e vizitonin atë çdo ditë, duke udhëtuar me makinë nga shtëpia e tyre në Saint Croix County, Wisconsin për në Minneapolis.

“Ne u siguruam që të ishim aty çdo ditë për ta mbështetur atë. Unë mendoj se kjo e ndihmoi atë t’i kalonte të gjitha, sepse ai e dinte se mund të shpresonte te ne”, tha babai i Richard.

Në dhjetor 2020, pasi kaloi më shumë se gjashtë muaj në spital, Richard u la në shtëpi.

“Nuk mund ta besoja se ishte i njëjti djalë i vogël që ishte aq i sëmurë sa që kisha frikë se nuk do të mbijetonte. I njëjti djalë i vogël që dikur qëndroi në pëllëmbën e dorës time, me lëkurë aq transparente saqë mund të shihja secilën brinjë dhe enët e tij të gjakut. Unë jam kaq krenare për të,” tha neonatologia Stacy Kern.

Më 5 qershor, Richard festoi ditëlindjen e tij të parë, më i fortë se kurrë, në shoqërinë e familjes së tij dhe tre qenve. Sot, ai është në Librin e Rekordeve Guinness si foshnja më e hershme e lindur në botë e mbijetuar. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts