Turqia shënon sot 1–vjetorin e një grushti shteti të pamundur, për të cilin akuzohet organizata FETO dhe kreu i saj Fetullah Gulen, si frymëzues dhe organizatorë.
Duke u grdhirë 15 korriku i 2016-ës, Turqia përjetoi orë të pazakonta, gati historike në historinë e saj si shtet, ku pasi trupa ushtarake bllokuan rrugët më tanke në Stamboll, e po ashtu sulmuan institucionet kryesore qeveritare në Ankara, gjendja u kthye falë një komunikimi në rrethana rastësore mundësuar nga CNN turk, nga ana e Presidentit Erdogan me publikun.
Thirrjet dhe mesazhet e kreut të shtetit bënë që masa e popullit të vërshojë në rrugë për t’u përballur me trupat ushtarake të përfshira në puç, deri në zbrapsjen e tyre dhe në fund dorëzimin.
Për pasojë mbetën të vrarë afro 260 civilë, njerëz të thjeshtë që u dolën tankeve përpara e qindra të tjerë u plagosën. Ndërsa nga ana e puçistëve u regjistruan 35 të vdekur.
Ky raport shifrash u morr dhe si argument nga ana e Presidentit Erdogan, një ditë më parë, gjatë një fjalimi, ku tha se kjo tregonte edhe për funksionim e shtetit ligjor. Përndryshe gjykoi ai, do kishte shumë më shumë varre se ato 35.
Gjatë ditës së sotme janë planifikuar një sërë aktivitetesh përkujtuese në Turqi, përfshirë dhe një tubim të madh në Stamboll, ku do Erdogan do mbajë një fjalim rasti. /tesheshi.com/