Një Bibël 1,200-vjeçare u gjet në provincën turke Dijarbakir gjatë një fushate të organizuar kundër kontrabandistëve me gjetje të vlefshme historike, njoftuan autoritetet e provincës të martën.
Bibla e gjetur ka patur 34 faqe prej ari.
Rajoni është i njohur për vendet e shumta të shenjta të adhuruara nga të krishterët dhe autoritetet turke po përpiqen frenojnë përpjekjet për të kontrabanduar objekte të lashta, mes tyre dhe simbole fetare.
Çdo vit ata kryejnë një sërë operacionesh të organizuara kundër trafikimit me artikuj të çmuar historikë për të parandaluar shitjen e tyre dhe për të mbrojtur trashëgiminë e pasur kulturore të vendit.
Veprime të tilla janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Turqinë, një vend me rreth 3,000 qytete të lashta që trashëgojnë me dhjetra qytetërimeve. /tesheshi.com/