Burgu famëkeq i Guantanamos, ku gjenden zakonisht të burgosurit të akuzuar si të përfshirë në sulmet e 11 shtatorit 2001 në Nju Jork, do të mbetet i hapur dhe për të paktën çerek shekulli, raporton AFP.
“Ne duhet të përgatitemi që kampi të mund të qëndrojë i hapur edhe për 25 vjet”, u tha gazetarëve, admirali John Ring, i cili drejton këtë vend nammadh për disa zhvillime negative, sa i përket trajtimit të të akuzuarve.
Deklarata e tij u bë gjatë një prej vizitave të gazetarëve të organizuara rregullisht nga ushtria amerikane në enklavën e saj në ishullit kubanez, në mënyrë që të tregojë se një ekziston një marrëdhënie humane me të burgosurit.
Trump ka vendosur të anullojë projektin e mbylljes së Guantanamos, ndërmarrë nga paraardhësi i tij Barack Obama.
Ish-presidenti amerikan synonte të mbyllte këtë burg që sulmohej nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut, sepse të burgosurit e atyshëm nuk gjykoheshin nga gjykatat civile.
Por pasardhësi i Obamës nënshkroi një dekret duke urdhëruar Pentagonin që të “mbajë kompleksin e burgut të hapur”.
“Pak pas kësaj, Pentagoni na dërgoi një letër duke thënë: ‘të jemi të përgatitur për të qëndruar të hapur për 25 vjet ose më shumë’”, tha admirali Ring. /tesheshi.com/