Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar ndaj testimit bërthamor të Koresë së Veriut.
Ai tha se veprimet dhe fjalët e Phenianit vazhdojnë të jenë shumë të rrezikshme ndaj Shteteve të Bashkuara.
“Koreja e Veriut e ka kryer një testim të madh bërthamor. Fjalët dhe veprimet e tyre vazhdojnë të jenë shumë armiqësore dhe të rrezikshme për SHBA-në,” ka shkruar Trump në llogarinë e vet në Twitter.
Pheniani testoi një bombë hidrogjenike duke përshkallëzuar edhe më tej tensionet në gadishullin korean dhe duke nxitur reagime të ashpra nga fuqitë botërore, të cilat e kanë dënuar këtë akt. /tesheshi.com/