Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, emëroi të shtunën Charles Kushner, babanë e dhëndrit të tij Jared Kushner, për të qenë ambasador i SHBA-së në Francë, në zgjedhjen e fundit të disa emrave të diskutueshëm, për të qenë pjesë e administratës së tij.
Kushner është “një biznesmen i madh, filantrop dhe krijues i marrëveshjeve që do të përfaqësojë fuqimisht vendin tonë dhe interesat e tij”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social, duke shtuar se Jared “ka punuar ngushtë” me të “në Shtëpinë e Bardhë”.
Zgjedhja është në përputhje me modelin e kaluar të Trump-it për të zgjedhur njerëz, shpesh të pasur, të cilët janë afër familjes së tij ose kanë besnikëri të dëshmuar. Kushner është një multimilioner, themelues dhe kryetar i një prej kompanive më të mëdha të pasurive të paluajtshme në SHBA, dhe një ish-avokat.
Djali i tij ishte një këshilltar i lartë gjatë mandatit të parë të Trump.
Megjithatë, Trump nuk përmendi se i moshuari Kushner kishte qenë në burg dhe kishte vuajtur një dënim prej dy vitesh, shumica në burg federal.
Kushner, tani 70 vjeç, u deklarua fajtor në vitin 2004 për 18 akuza për evazion fiskal, manipulim të dëshmitarëve dhe dhënie të donacioneve të paligjshme të fushatës.
Çështja, e udhëhequr nga prokurori i atëhershëm i SHBA-së, Chris Christie, përfshinte detaje të ndyra që Kushner pranoi: se ai punësoi një prostitutë për të joshur kunatin e tij, një burrë që bashkëpunonte me një hetim financimi të fushatës, më pas e regjistroi takimin dhe e dërgoi të motrës, për ta larguar atë që të dëshmonte.
Christie, i cili shërbeu në ekipin e parë të tranzicionit presidencial të Trump dhe më pas garoi kundër tij në zgjedhjet paraprake republikane të këtij viti, më vonë tha se Kushner kishte kryer një “krim të tmerrshëm”.
Në vitin 2020, Trump fali Kushnerin. /tesheshi.com/