Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Arritja më e madhe kur qeverisi Berisha…

Miti i gënjeshtërt i liberalizimit të vizave dhe futjes në NATO

by te Sheshi
01/12/2024
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Arritja më e madhe kur qeverisi Berisha…
55
SHARES

Kur ndodh që ndonjë zë opozitar vlerëson qeverisjen e Berishës 2005-2013, nuk përmend ndonjë reformë të thellë në aksh sektor, nuk përmend ndonjë plagë të shëruar sociale në dy mandate, siç cështja e pronave, nuk përmend as ndonjë standart të themeluar moral apo etik në të qeverisur apo bërit politikw në përballje me opozitën, por i mëshon libelarizimit të vizave dhe hyrjes në NATO. Ndokush shton dhe investimet në infrastrukturë apo luftën ndaj bandave. Këtë bëri së fundi dhe personazhi aspak simpatik i opozitës, deri diku dhe anektodik, n/kryetari demokrat Agron Gjekmarkaj, duke thënë se njerëzit kanë nostalgji për Berishën, pra qeverisjen e tij, pa dhënë ndonjë tregues bindës apo referencë për këtë.

“Nuk duhet të harrojmë sukseset e PD, Shqipëria në NATO, Shqipëria pa viza, infrastrukturën 10 mijë km vetëm rrugë, shkolla e ujesjellës, koston e lirë e cilësinë me të cilat ndërtoheshin, rrogat e pensionet që u rriten e nuk lëvizën më që asokohe, TAB-in, hidrocentralet, buxhetin e parë substancial, asgjësimin e 130 bandave gjakatare në vitin e parë të qeverisjes! Demokratët janë krenar për qeverisjen e tyre, qytetarët nostalgjikë për rikthimin e saj“, tha ai.

Sa për nostalgjinë, pra mallin për të shkuarën, kjo është një sëmundje e pashërueshme njerëzore; në Shqipëri, njerëzit po janë nostalgjikë dhe për kohën e Enverit. Janë po ashtu dhe për kohën e Nanos madje.

Në ato që thotë Gjekmarkaj ka sigurisht të vërteta, por ka dhe të pavërteta apo teprime.

Sa për liberalizimin e vizave apo anëtarësimin në NATO, ato nuk janë arritje ekskluzive të PD-së. Do ndodhnin dhe po të kishte qenë PS në pushtet. Ato ishin projekte gjeopolitike, të pavarura nga Tirana. Anëtarësimi në NATO thjesht u finalizua në kohën e qeverisjes së PD-së, por ishte një proces që përfshiu dhe qeverisjen e Nanos. Sa për vizat, kujtojmë se ato as që janë artikuluar si premtim në fushatën e 2009-ës nga PD. Pse? Ndodhur një vit pas mandatit të dytë, në fund të 2010-ës, ishin një projekt europian që përfshiu dhe Maqedoninë, Malin e Zi dhe Kroacinë.

Por çfarë arritjesh pati realisht PD?

Dritat. Ato nuk iknin më, siç ia kishin sjellë në majë të hundës miletit gatë viteve të Nanos. Berisha u dha fund.  Dhe kjo mund të konsiderohet arritja më e madhe.

Anti-korrupsioni. Tre vitet e para, pra deri në 2008-ën, vit kur ndodhi Gërdeci, i cili ndryshoi dhe kursin pozitiv të qeverisjes si dhe një perceptim pozitiv mbi të, kanë qenë të vetmet në postkomunizëm kur qeverisja është marrë seriozisht me korrupsionin në administratë, duke e zbrapsur atë dhe krijuar psikozë frike për t’u korruptuar.

Anti-krimi. Po, padyshim. Krimi dhe bandat pësuan një goditje të fortë në vitet e para të qeverisjes së Berishës. Për më tepër, as që bëhej fjalë që krimi të diktonte politikën me rol deri në ashtin e saj.

Politika fiskale. Taksa e sheshtë e Ridvan Bodes rezultoi efikase në shpërndarjen më të drejtë të pasurisë. Mbi të gjitha, kontribuoi shumë më tepër në fuqizimin e shtresës së mesme.

Infrastruktura. Më shumë një mit, përjashto meritën e nisjes së Rrugës së Kombit, ku socialistët bënë një “vrimë në ujë’ me ca kazma e lopata në Milot.

Pati sigurisht rrugë të shtruara, por jo aq sa për të thënë se pati bum infrastrukturor.

Në aspekte të tjera, qeverisja qe në nivel mizerje, sidomos mandati i dytë me çakejtë e LSI-së në korrupsion.

Mos harrojmë se qeverisjet e marrin notën e tyre edhe në varësi të konteksteve kur qeverisin, tiparet e kohës, jashtë rolit të tyre të drejtpërdrejtë. Globalisht, koha kur qeverisi Berisha ishte tjetër, me të tjera problematika, gati asnjë të ngjashme me të sotmen. Ndërsa ai vetë është si dje, si pardje, pa evoluar kurrë. /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Next Post
BE: Komisioni i ri fillon mandatin me ndryshim fokusi, Costa dhe Kallas në Ukrainë

BE: Komisioni i ri fillon mandatin me ndryshim fokusi, Costa dhe Kallas në Ukrainë

Burgjet më shumë se plot të Francës

Burgjet më shumë se plot të Francës

Këshilla e Borrell-it në ikje…

Këshilla e Borrell-it në ikje…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni