Juventusit iu hoqën sërish pikë, këtë herë dhjetë, për shkak të një mashtrimi financiar.
Ky është vendimi i gjykatës së apelit në Itali, siç raporton gazetari Fabrizio Romano. Kështu u zbut dënimi i mëparshëm, por Zonja e Vjetër mbeti sërish pa një numër të konsiderueshëm pikësh.
Ata janë tani me 59 pikë, që është nën Atalantën e vendit të shtatë me 61 pikë. Vendi i shtatë në Itali është i fundit që të çon në kompeticionet europiane, ndaj klubi torinez është në një problem të madh, me dy ndeshje para përfundimit të kampionatit.
Kujtojmë se vendimi fillestar është dhënë më 20 janar të këtij viti dhe më pas i janë hequr 15 pikë. Megjithatë, pikët u kthyen më 20 prill, gjë që e çoi Juventusin lart në tabelë.
Kur t’u hiqen këto dhjetë pikë, Liga e Kampionëve do të bëhet një ëndërr për tifozët e klubit nga Torino, por ata kanë ende një shans për të hyrë në garat e tjera evropiane. /tesheshi.com/