Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar Kuvendit autorizim për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahirit.
Në njoftimin zyrtar thuhet: “Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të ‘Trafikut të narkotikëve’, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 283/a/2 dhe 260 të Kodit Penal”.
Edhe pse është një zhvillim jo i zakontë, nuk përbën ndonjë të papritur, pasi vetë Tahiri ditë më parë kërkoi që të hetohej dhe tha se ishte i gatshëm që “t’u dorëzohej organeve” për të nxjerrë të vërtetën, pa asnjë lloj pengese, duke lënë të nënkuptuar edhe imunitetin e deputetit. /tesheshi.com/