Vetëvendosje kujton 3-vjetorin e ikjes nga kjo botë të ish-aktivistit të saj të burgosur Astrit Dehari, i cili humbi jetën në rrethana ende të pasqaruara në qelitë e burgut të Prizrenit.
Kreu i VV-së, njerësh kryeministri në pritje Albin Kurti, rendi drejt varrit të të të ndjerit “shok lufte”, për të bërë homazhe.
Për VV-në, pas vdekjes së njeriut të saj fshihet një krim. “Astrit Dehari po përkujtohet në dritën e një ekspertize të re nga Zvicra e cila tregoi se Astriti as nuk e humbi jetën aksidentalisht, as nuk u vetëvra, por prapa kësaj ngjarje fshihet një krim që dorasit e tij duhet të vihen para drejtësisë”, tha Glauk Konjufca.
Kujtojmë se në pak më shumë se 10 vite, Vetëvendsosje ka tre të rënë për kauzat e saj në kushte paqeje.
Para vdekjes së Astrit Deharit, humbën jetën aktivistët Mon Balaj dhe Arben Xheladini. Ndodhi kjo në protestën e 10 shkurtit 2007, kundër paketës “Ahtisari”. /tesheshi.com/