Çështja e transparencës së financimit të fushatës zgjedhore të partive politike është një problem që ka dominuar që tash e sa vite në Kosovë. Kështu u tha sot në tryezën me temë “Transparenca në shpenzimet e fushatës nga subjektet politike: Kur do të kemi raportet e publikuara”, të organizuar nga organizata “Demokraci Plus” (D+).
Isuf Zejna nga “Demokracia Plus” tha se jo të gjitha partitë janë të interesuara në transparencën financiare.
Ndërsa Fitim Mulolli, drejtor rezident i Fondacionit për Demokraci të Kufiuar (WFD), tha se në mungesa e transparencës e dëmton demokracinë në përgjithësi.
“Duhet të sigurohet një terren i drejtë i të gjitha partive në garën zgjedhore. Transparenca në financim është një prej mjeteve në luftimin e krimit dhe korrupsionit”, tha ai.
Kurse Nermin Nisic nga Fondacioni Ndërkombëtar për sistemet zgjedhore (IFES), tha se sa i përket transparencës në financat e partive politike, Kosova qëndron larg vendeve të BE-së. Ai tha se shoqëria civile mund të luajë një rol kyq në rritjen e llogaridhënies së politikave kosovarë.
“Pse paratë janë të rëndësishme me politikë, kjo kërkon një dialog me qytetarë, paratë mund t’i bëjnë politikanët më të përgjegjshëm në punën e tyre. Evropa qëndron më përpara në këtë çështje në krahasim me vendet e tjera të botës. Rregullatori duhet të ketë mandat dhe detyra të qarta. Ai duhet të jetë i pavarur,duhet të ketë pavarësi dhe vullnet politik. Shoqëria civile ka një rol shumë të rëndësishëm kur vjen fjala tek paratë politike. Jemi në fazën kur i kemi edhe dy cikle zgjedhore, shpresoj që zgjedhjet lokale të jenë në rregull”, tha ai.
Pjesëmarrësit e kësaj tryeze zgjedhjet e mbajtura me 11 qershor i cilësuan si ndër më të mirat të organizuara ndonjëherë në Kosovë./tesheshi.com/