Trajneri i Borussia Dotmud, Peter Bosz, ka thënë se nuk ka asnjë të dhënë se ku ndodhet Ousmane Dembele.
Emri i sulmuesit është lakuar ditët e fundit për një tranferim te Barcelona, ndërsa ka dyshime se mes klubit spanjoll dhe lojtarit ka një marrëveshje.
“Ousmane Dembele nuk është në stërvitjen e sotme. Nuk e dimë arsyen. Kemi provuar të flasim me të, por nuk ia kemi arritur. Shpresojmë të mos i ketë ndodhur ndonjë gjë e keq”, ka thënë Bosz për mediat.
Dortmundi është shprehur i gatshëm që ta lerë të lirë lojtarin, por vetëm për shumën që ata do të caktojnë, e cila është mbi 100 milionë euro. /tesheshi.com/