Flakët që kanë përpirë pyjet në qendër të Portugalisë kanë rezultuar deri më tani me një bilanc tragjik. Më e pakta 43 persona kanë humbur jetën, e 59 të tjerë janë lënduar, ndërkohë që numri i të vdekurve mund të pësojë rritje me kalimin e orëve.
Shumë prej personave kanë humbur jetën tek largoheshin me mjetet e tyre nga Pedrogao Grande, zona ku kanë shpërthyer zjarret.
Edhe pse rreth 600 zjarrfikës janë në përpjekje për t’i shuar flakët, sipas medias portugeze, vënia nën kontroll e zjarreve është ende larg. Gjashtë zjarrifkës janë plagosur rëndë, e dy të tjerë rezultojnë të humbur.
Kryeministri i vendit, Antonio Costa, e përshkroi situatën si tragjedinë më të madhe të viteve të fundit sa ka të bëjë me zjarret e pyjeve.
Teksa Portugalia është mbërthyer nga një valë të nxehti, me temperatura që i kalojnë 40 gradët, mbi 60 kanë qenë zjarret në pyje në mesnatën e shkuar. /tesheshi.com/