Autoritetet në Austri njoftuan për një ngjarje të tmerrshme, pasi në një kamion në provincën lindore, Burgenland u gjetën 50 refugjatë të vdekur.
Ngjarja e trishtuar ndodhi në një rrugë kryesore në afërsi të kufirit me Hungarinë. Me dhjetëra mijë refugjatë nga zonat e konfliktit përpiqen të cajnë rrugën përmes Europës.
Policia austriake e konsideroi gjetjen e trupave, ende të paidentifikuar, si një krim të tmerrshëm. Viktimat duket se kishin humbur jetën shumë më herët se të gjendeshin nga policia, pasi trupat kishin nisur të dekompozoheshin.
Ministrja e Brendshme austriake, Johanna Mikl-Leitner njoftoi për ngjarjen duke e përshkruar si një “ditë të zezë” dhe theksoi se lutjet e mendimet e austriakëve janë me viktimat dhe familjet e tyre.
Tragjedia nënvizon nevojën urgjente për politika të përbashkëta të BE-së për krizën e refugjatëve, për t’i mbrojtur ata dhe për të luftuar trafikantët. /tesheshi.com/