Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pas Shqipërisë, Farage hap “front lufte” me Greqinë

    Pas Shqipërisë, Farage hap “front lufte” me Greqinë

    Mesazhet për Gazën nga Ballkani prej Albanese-s, gruas “më të bukur në botë” për momentin

    Mesazhet për Gazën nga Ballkani prej Albanese-s, gruas “më të bukur në botë” për momentin

    Izraeli vret fëmijë që po mbushnin ujë, justifikimi cinik: “Ishte një gabim teknik”

    Izraeli vret fëmijë që po mbushnin ujë, justifikimi cinik: “Ishte një gabim teknik”

    Egërsi e pandërprerë izraelite: 800 të vrarë duke kërkuar ndihmë

    Egërsi e pandërprerë izraelite: 800 të vrarë duke kërkuar ndihmë

    Shpëtuar për qime në luftën 12-ditore

    Shpëtuar për qime në luftën 12-ditore

    Trump kërkon më shumë para për mbrojtje: sa shpenzon rajoni?

    Trump kërkon më shumë para për mbrojtje: sa shpenzon rajoni?

    A po afron një katastrofë ekologjike në kontinent?

    A po afron një katastrofë ekologjike në kontinent?

    Poshtërsi tipike serbe nga kisha e tyre në përkujtimin e Srebrenicës

    Poshtërsi tipike serbe nga kisha e tyre në përkujtimin e Srebrenicës

    Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

    Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Blerim BURJANI: Skenari i normalizimit të raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe njohja në fund e Kosovës nga Serbia

by te Sheshi
27/08/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Blerim BURJANI: Skenari i normalizimit të raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe njohja në fund e Kosovës nga Serbia

(Fragment  nga libri im që pritet të botohet shumë shpejt, me titull: Zhvillimet Politike në Kosovë dhe Politika e Jashtme)

Serbia ishte sponsori kryesor i barrikadave të vendosura në veri të shtetit të Kosovës. Ideja qe strategjike, që përmes një porte të  vogël të sigurohet qasja e Serbisë në territorin e Kosovës, si dhe zbatimi i një skenari ndërkombëtar. Kjo temë problematike u soll me vite në shumë koka ndërkombëtarësh, dhe gjenezën mund ta ketë nga Marrëveshja e Kumanovës, por edhe më herët, gjatë veprimit të politikës ndërkombëtare të Serbisë në vitin 1999. Pra, qysh në  negociimin për zbarkimin e forcave të NATO-s në Kosovë ishte e ditur si do të zhvillohej skenari. Të gjithë e patën ditur edhe në atë kohë se Kosova do  të bëhet e pavarur, por çka do të ndodhë me serbët kosovarë e kishin menduar qarqet e larta ndërkombëtare. Jo rastësisht shumë mediume ndërkombëtare kishin përmendur fatin e serbëve lokalë, se çka do të ndodhë me ta kur të hyjnë forcat e NATO-s: ata mund të shpërngulen për në Serbi, apo u duhet siguruar jeta me garancitë e plota për një pakicë të vogël në Kosovë.

Skenari ishte zhvilluar në disa drejtime: misioni i OKB-së, rezoluta 1244, ardhja e UMNIK-ut në  Kosovë me kapitullimin e Serbisë, dorëzimi i Millosheviqit në Hagë, bashkëpunimi i Serbisë me Tribunalin e Hagës, pavarësimi  i Kosovës, dhe  asociacioni i komunave serbe për të siguruar këtë pakicë në Kosovë. Tash, sipas këtij skenari, mund të vijë demarkacioni me Serbinë dhe njohja e Kosovës nga Serbia. Pra, po shkohet ka fundi: negociata për njohje të Kosovës nga Serbia mund të marrë edhe dy vjet.

Kështu mund të thuhet se mund të përfundojë një skenar strategjik ndërkombëtar. Serbia e humbi luftën, si dhe gjasat për të nënshkruar marrëveshjen në Rambuje,  por iu garantua se do  të ketë mbrojtje të pakicës serbe në Kosovë, si dhe të pakicave të tjera. Deri këtu, si ka vajtur puna në mbrojtjen e pakicave, një skenar i tillë i ngjashëm ishte edhe nga Serbia, duke e paraqitur Kosovën si vend multietnik e me plot pakica. Në këtë mënyrë, fatkeqësisht, po vihet në jetë një skenar i kamotshëm, i hulumtuar dhe i përgatitur nga shumë ekspertë të së drejtës ndërkombëtare, e nga politikanë ndërkombëtarë.

Ideja është që askush të mos mund të jetë fitues nga luftërat e shumta të bëra nga Serbia në federatën e rrënuar. E kjo quhet drejtësi: pra, të gjithë popujt të mbeten të kënaqur, dhe jo fitues! Atë që Perëndimi nuk e bëri me Bosnjë-Hercegovinën, po e bën me Kosovën. Ndërkohë janë çtensionuar mjaft raportet Kroaci – Serbi dhe Serbi – Slloveni. Kosova mund të njihet nga Serbia nëse kjo e fundit pajtohet me ndarjen në një mënyrë të territorit të së parës.

Për fat të keq, kështu po ndodh. Disintegrimi i Kosovës për të ardhur deri te njohja e Serbisë po shihet tani si skenar i pashmangshëm. Andaj deri më tash Kosova i ka pranuar të gjitha marrëveshjet me Serbinë jo në favor të saj. Nuk ka patur fare negociatorë, apo njerëz  të paaftë profesionalisht dhe jo të guximshëm kanë zhvilluar negociata formale. Asgjë s’ka pasur nga kjo, e prandaj askush nga intelektualët e Kosovës nuk e pati pranuar një marrëveshje të tillë dhe një pjesëmarrje në skenarë të këtillë. ideja është që Kosova, pas dhënies së miratimit për krijimin e një kantoni serb brenda kufirit të saj, nuk ka për të paraqitur asnjë problem për rajonin, edhe nëse ndodh bashkimi me Shqipërinë.

Nuk kemi patur as akademikë të shkencave që ta ngrejnë zërin, ndërsa pjesa tjetër e intelektualëve jeton në kufijtë e ekzistencës sociale, apo është e  varur tërësisht nga partitë politike. Ndërkaq pasojat janë parë dhe po shihen në të gjitha fushat, me një qasje jo serioze ndaj shtetit. Kjo politikë dhe kjo skenë politike e luajnë për mrekulli këtë rol, si pozita dhe opozita. Kjo e dyta kundërshton, por nuk ka kurrfarë fuqie  ta ndryshojë gjendjen dhe ta frenojë zbatimin e skenarit të kahershëm për Kosovën.

Deri më tash ky dialog ka shkuar mirë, sipas të gjitha parametrave. E në mos daltë gjë rrugës, do të kemi njohje të Kosovës nga Serbia, me një “kanton serb brenda.” Kjo tendencë është vështirë të ndalet tani, pasi gjërat janë nga fundi. Nëse shpejt shkohet te themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe, atëherë do të ketë njohje reciproke, me një marrëveshje ndërkombëtare që do të pasojë në fund të procesit Kosovë –Serbi. Këtë e dinë politikanët serbë, andaj do të shihet në fund  të tërë kësaj hallakame.

Kosova, me këtë anarki  që ka mbizotëruar këto vite, ka pësuar dëme të mëdha intelektuale dhe ekonomike. E tërë kjo nuk ishte kot: politikën e udhëheqin njerëzit që mund të shantazhohen kur të duan qarqe të ndryshme, e udhëheqin njerëz të dobët, e jo shumë të dijshëm, por të dëgjueshëm, njerëz që i bënë dëm botës intelektuale të vendit. Plogështia e plotë u vinte për shtat qarqeve ndërkombëtare, e po ashtu qarqeve serbe. Perëndimi nuk ishte kundër Serbisë, por kundër regjimit të Millosheviqit. Në anën tjetër, ishte engjëll mbrojtës i shqiptarëve të Kosovës, përderisa synimi ishte ruajtja e raporteve me Serbinë dhe ndarja e saj nga politika ruse.

Serbia në politikën e vet ndërkombëtare udhëhiqet me dy karrige, njëra në BE e tjetra në Rusi. Tash Perëndimi e di këtë shumë mirë, prandaj është i vetëdijshëm se duhet t’i zgjidhë problemet në Ballkan, e Ballkani të mund të integrohet në BE dhe në NATO. Me një parapolitikë të udhëhequr në Kosovë, të gjithë e kishin ditur se nuk mund të krijojnë jostabilitet, andaj ky ishte edhe qëllimi: për të “gjithë është mirë”!

Sikur Kosova të kishte klasë tjetër politike, as nepotiste, as partiake, as familjare, por shtetërore, atëherë sot gjërat do të ishin krejt ndryshe. Ky skenar nuk do të mund të zbatohej, dhe do të paraqiste probleme të mëdha. Perëndimi dhe NATO-ja e dinë pa mëdyshje se kur do të njihet Kosova nga pesë shtetet anëtare të BE-së, e se ky skenar pritet të zbatohet në vitin 2016. Tashmë dihet se Greqia e Rumania kanë dhënë shenja të njohjes së  Kosovës, ndërsa priten të ndërmerren hapa dhe nga Sllovakia e Qiproja. Pra, strategjia për Ballkanin është në jetësim e sipër. Konturet e zhvillimeve ndërkombëtare në Europë duket të jenë të përvijuara deri në 2030-ën, kur pritet ndoshta një evoluim dhe një rishikim strategjik i hartës gjeografike europiane. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

10/07/2025
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Next Post
“Bajram Currit” po i thahet buza: “Ujë bërtet gjithkah malësia, a ka vallë ujë n`ato male!”

“Bajram Currit” po i thahet buza: “Ujë bërtet gjithkah malësia, a ka vallë ujë n`ato male!”

Kthehen në antiqeveritare protestat në Bejrut për krizën e plehrave

Kthehen në antiqeveritare protestat në Bejrut për krizën e plehrave

UEFA shpall golin e Messit si më të mirin e vitit (VIDEO)

UEFA shpall golin e Messit si më të mirin e vitit (VIDEO)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pas Shqipërisë, Farage hap “front lufte” me Greqinë

Pas Shqipërisë, Farage hap “front lufte” me Greqinë

14/07/2025
Mesazhet për Gazën nga Ballkani prej Albanese-s, gruas “më të bukur në botë” për momentin

Mesazhet për Gazën nga Ballkani prej Albanese-s, gruas “më të bukur në botë” për momentin

14/07/2025
Versioni tjetër mbi besëprerjen në Theth nga i akuzuari për besëprererje

Versioni tjetër mbi besëprerjen në Theth nga i akuzuari për besëprererje

14/07/2025
Tensionet tregtare nga Trump dhe thirrja e Macron

Tensionet tregtare nga Trump dhe thirrja e Macron

14/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni