Të paktën njëzet persona u vranë dhe 54 u plagosën të premten, kur një tubacion nafte shpërtheu në Meksikë, ku njerëzit po përpiqeshin të mbushnin tanket e tyre me naftë.
Një zjarr që ende nuk është kontrolluar arriti pranë rafinerisë Tula në lagjen Tlahuelilpan ku disa orë më parë kishte derdhje të naftës, gjë që tërhoqi njerëz të cilët donin të merrnin nga sasia e derdhur.
“Sipas raporteve të para që ishin shumë serioze, njëzet njerëz u vranë dhe 54 u plagosën me djegie të rënda”, tha Guvernatori i Shtetit të Hidalgo, Omar Fayad. “Ka shumë lëndime, shumë”.
Ky incident erdhi në një kohë kur presidenti i ri Andrés Manuel Lopez Obrador nisi një strategji kombëtare anti-vjedhje. /tesheshi.com/