Arabia Saudite ka njoftuar rregulla të reja shëndetësore që synojnë parandalimin e përhapjes së virusit të koronës gjatë sezonit të Haxhit në vitin 2020, duke futur një ndalim për tubime dhe takime mes pelegrinëve, si dhe prekjen e Qabesë.
Deklarata e Qendrës Saudite për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve We Weqaya, flet për një ndalim në prekjen e Qabesë gjatë kryerjes së ritualeve të Haxhit këtë vit dhe masat e distancimit fizik; pra mbajtja e një distancë prej të paktën një metër e gjysmë midis secilit person gjatë këtij rituali, i cili përfshin lutjet të përbashkëta, si dhe ecejaken rreth Qabes.
Arabia Saudite vendosi në qershor të kufizojë numrin e pelegrinëve vendas në rreth 1 mijë njerëz, për të parandaluar përhapjen e virusit të koronës, pasi ndaloi muslimanët jashtë Mbretërisë të bëjnë pelegrinazh këtë vit, për herë të parë në historinë moderne.
Mbretëria ka vendosur që Haxhi i këtij viti për shkak të pandemisë do të organizohet vetëm me një numër të vogël të përfaqësuesve të kombësive të ndryshme që tashmë janë në territorin e Arabisë Saudite.
Kushtet për kryerjen e Haxhit këtë vit
Kushtet që duhet të plotësohen nga secili person i përzgjedhur për të kryer haxhin këtë vit janë: një rezultat negativ i testit të virusit koronar, që ai nuk e ka kryer më parë ritin e Haxhit, që është midis 20 dhe 50 vjeç dhe se nuk vuan nga sëmundje kronike.
“Pelegrinazhi për qytetarët sauditë do të jetë i kufizuar vetëm për punonjësit e shëndetit dhe anëtarët e forcave të sigurisë të cilët nuk janë të infektuar me virusin koronar, duke vlerësuar rolin e tyre në kujdesin për të gjitha grupet e shoqërisë në të gjitha fazat e trajtimit të një pandemie,” shtoi ministria. /tesheshi.com/