Orëve të natës situata e motit është rënduar, sidomos në jug të vendit, gjatë rrjedhjes së lumit Vjosë.
Në pjesën e Novoselës dhe Mifolit, si pasojë e çarjeve të argjinaturave, lumi Vjosë ka dalë nga shtrati duke shkaktuar dëme të mëdha.
Të parat janë çarë argjinaturat në Mifol dhe Bisan, duke bërë të mundur që uji të vërshojë në fshatrat Novoselë, Mifol, Fitore e të tjera përreth tyre.
Ushtria ka janë evakuuar 20 persona në orët e para të mëngjesit në fshatin Ferras dhe Mifol. Përmbytja e banesave është masive dhe ende nuk ka një bilanc paraprak.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, pritet që në lumin Seman e Vjosë të rritet niveli i ujit, duke parashikuar dëme të tjera.
Përveç Vjosës, situata vazhdon të jetë e rënduar kudo, nga jugu në veri.
Qytete të vogla, ku së fundmi është investuar për bulevardet e tyre si Memaliaj e Bujqiza janë përmbytur, pasi investimet kanë zënë edhe kolektorët e rrjedhjes së ujrave.
Në Korçë gjthashtu situata është e rëndë në zonat ku kalon lumi Devoll. /tesheshi.com/